Turistët bullgarë nuk arritën të kompensojnë tërheqjen e paparë të mysafirëve të huaj në vendpushimet e skive gjatë muajve të fundit. Për shkak të koronavirusit dhe të masave kundra epidemiologjike gjatë këtij dimri, industria po llogarit një stinë jashtëzakonisht të rëndë me humbje, të cilat e drejtojnë sektorin përpara një sprove serioze.
Filloi të flitet për falimentime. Fakt është se vendpushimet tona bëjnë çudira, që të mund të tërheqin turistët bullgarë gjatë muajve të fundit, duke treguar një shkathtësi dhe sipërmarrësi dhe e përballuan me heroizëm këtë sfidë.
Sipas statistikës më e dobët ka qenë zbatica në vendpushimin Borovec. Shpjegimi sipas sajtit Mediapul është se vendpushimi Borocvec është fare afër Sofjes dhe gjatë fundjavave aty mbushet me kryeqytetas. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikës rreth 60% është pakësimi i fjetjeve dhe i të ardhurave nga turizmi mbi një bazë vjetore. Gjatë janarit të vitit 2021 turistët në vendpushim janë pakësuar me një të tretën.
Hotelierët në Pamporovo kanë pasur pritje mjaft më pesimiste për sezonin. Por me hapjen e ski pajisjeve në fund të muajit janar, baza e tyre ka filluar pak nga pak të mbushet. Përveç kësaj një kontroll i Mediapul ka saktësuar se disa hotele në afërsi me pistat kanë qenë 100% të zëna gjatë gjithë sezonit dimëror. Pavarësisht nga kjo, Instituti Kombëtar i Statistikës llogariti një ulje me 64% të fjetjeve në bazë vjetore. Gjatë muajit janar në vendpushim kanë pushuar afro dy herë më pak turistë, kurse të ardhurat gjatë muajit janë pakësuar me 63% kundrejt të njëjtës periudhë gjatë vitit të kaluar.
Si qëndrojnë gjërat në Bansko? Dhe aty gjatë këtij dimri u mbështetën tek paketat e fundjavës dhe tek turistët bullgarë. Që nga fillimi i stinës
ulja e biznesit të hoteleve në vendpushim ka qenë afro 80%. Gjysma e hoteleve fare nuk hapën dyer gjatë këtij dimri, kurse dy ditë përpara hyrjes së vendit tonë në bllokimin e pjesshëm të radhës /nga data 22 mars/ filluan të mbyllin dhe të tjerët, njofton Radioja Kombëtare Bullgare. “Sezoni përfundoi përpara se të ketë përfunduar, ashtu si vjet. Por, ky ishte vdekjeprurës” tha përpara BNR-programi “Horizont” Rumjana Monevska, menaxhere e njërit prej hoteleve më të suksesshme dhe shtoi:
“Personeli po ikën, njerëzit e fundit ikën, regjistrime të reja fare nuk ka. Kjo është një humbje e madhe për biznesin! Sezoni nuk mund të rrjedhë normalisht. U mbuluan shpenzimet në një moment, pas së cilës përsëri u humbën para. Dhe në fund të fundit përsëri jemi në minus. Fakti se në këtë moment ka dëborë dhe ski zona është duke punuar, nuk do të thotë asgjë!”
Po mbyllin dyer dhe hotelet me 5 yje. Ato qenë plot gjatë muajit shkurt, sepse vetëm në Bullgari punonin vendpushimet dimërore dhe erdhën turistë me mundësi më të mëdha pagimi nga jashtë. Dhe akoma nuk u konfirmuan pritjet e qeverisë, se nga pandemia do të fitojnë shtëpitë turistike dhe hotelet e vogla familjare, ashtu siç ndodhi gjatë periudhës së verës. Raja Vëllkova , pronare e një të tillë, tha:
“Patëm një stinë jashtëzakonisht të rëndë, pavarësisht nga prognozat e Ministrisë së turizmit, se miqtë do të shkojnë në hotelet e vogla. Madje, hotelet e vogla mbetën të pa ndihmuara në bazë të masave të deritanishme, sepse kanë një qarkullim nën 30 mijë leva, që qe kufiri për të ndihmuar. Nuk po ndalojmë të dërgojmë letra me kërkesë për ndryshim, por nuk është bërë asgjë”.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: borovets-bg, BGNES, banskoski.com, arkivSofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..
Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej..