Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lehtësim gradual i masave kundër Covid-19 pas 1 prillit

| rinovuar më 21-03-30 5.55.MD
Prof. Kostadin Angellov
Foto: BTA

Që nga data 1 prill nxënësit kthehen në shkollë sipas orarit. Kopshtet dhe çerdhet e fëmijëve fillojnë punën më 5 prill. Pas 1 prillit do të punojnë vetëm restorantet në të hapur me orar të kufizuar të punës nga ora 06 deri në 23.00. Kjo thuhet në urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë Kostadin Angellov, të dhënë më herët sot gjatë pranimit të 50 000 dozave të vaksinave kundër Covid-19 të Moderna në Sofje.

Nga 1 prilli do të hapen teatrot dhe palestrat me kapacitet 30%. Qendrat e mëdha tregtare dhe dyqanet e mëdha nuk do të hapen. Do të ketë një përjashtim për dyqanet që mund të ofrojnë hapësira të jashtme. Klubet e natës mbeten të mbyllura deri në fund të prillit.

Nuk do të ketë rrezik për qytetarët gjatë zhvillimit të zgjedhjeve, shtoi Angellov dhe u bëri thirrje njerëzve për të votuar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ramadan Atallaj

Ramadan Atallaj bëri thirrje për unitet në DPS

Deputeti i përjashtuar nga Grupi Parlamentar i DPS-së, Ramadan Atallaj,  bëri thirrje që DPS të mbetet e tërë, njofton BNT. Sipas Atallaj, DPS ka mjaft forca rezistence dhe kur dikush cenon vlerat e përjetshme të kësaj partie, ata manifestohen. Sipas..

botuar më 24-07-04 11.36.PD
Ivelin Mihajllov

Partia e re “Veliçie” është para shpërbërjes

Forca më e vogël politike në Parlament “Veliçie” është në prag të kolapsit. Për këtë paralajmëroi themeluesi i saj, Ivelin Mihajllov, pasi grupi partiak i formacionit votoi unanimisht kundër qeverisë së propozuar nga GERB. Sipas Mihajllovit, nëse..

botuar më 24-07-04 10.10.PD

Parashikimi i motit për 4 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 23°, në Sofje 15°. Temperatura maksimale do të jetë nga 25 deri në 30°, në kryeqytet 25°. Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do..

botuar më 24-07-03 7.35.MD