Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

23% janë të infektuarit me Covid-19 pas 19 242 testeve të kryera

Foto: BTA

4497 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e të infektuarve janë në Sofje - 1183, ndjekur nga ata në rrethet e Plovdivit - 391 dhe të Varnës - 264.

Rastet aktive janë 67 864. 9 679 pacientë u shtruan në spital. 752 janë në njësitë e kujdesit intensiv. 203 njerëz vdiqën. Të kuruarit janë 3112.

Kështu numri i rasteve të konfirmuara të Covid-19 në Bullgari që nga fillimi i pandemisë arriti 333 250 veta. Vdekjet nga Covid-19 janë 12 913. 252 473 janë të shëruarit. Testet për koronavirus janë 2 078 028.

Brenda harkut të shënuar kohor prej 24 orësh janë kryer 9006 vaksina. Bashkë me to numri i përgjithshëm i dozave të injektuara arriti 445 547. Të imunizuarit edhe me dozën e dytë janë 90 327 persona.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD