4497 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e të infektuarve janë në Sofje - 1183, ndjekur nga ata në rrethet e Plovdivit - 391 dhe të Varnës - 264.
Rastet aktive janë 67 864. 9 679 pacientë u shtruan në spital. 752 janë në njësitë e kujdesit intensiv. 203 njerëz vdiqën. Të kuruarit janë 3112.
Kështu numri i rasteve të konfirmuara të Covid-19 në Bullgari që nga fillimi i pandemisë arriti 333 250 veta. Vdekjet nga Covid-19 janë 12 913. 252 473 janë të shëruarit. Testet për koronavirus janë 2 078 028.
Brenda harkut të shënuar kohor prej 24 orësh janë kryer 9006 vaksina. Bashkë me to numri i përgjithshëm i dozave të injektuara arriti 445 547. Të imunizuarit edhe me dozën e dytë janë 90 327 persona.Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet..