Në kalendarin kulturor dhe historik bullgar, 26 marsi shënohet si Dita e Trakisë. Që nga viti 1914 këtë ditë respektohej kujtimi i ushtarëve që ranë afër Edrenesë në fushat e Trakisë. Respektohet edhe tragjedia e mijëra bashkatdhetarëve - refugjatë trakas, të cilët gjetën strehë në Bullgari dhe ruajtën kujtesën e tyre stërgjyshore.
Shënohet edhe data në të cilin në vitin 1913 u pushtua Kalaja e Edrenesë në Luftën Ballkanike. Që në vitet 20-të të shekullit XX shoqatat trake, ushtria, kisha dhe shoqëria kulturore bullgare shënonin 26 marsin.
Që nga viti 2006 dita u shpall zyrtarisht nga qeveria bullgare si Dita e Trakisë.
“Dita e Trakisë duhet të zërë vendin e saj të merituar në kalendarin zyrtar të Bullgarisë”, tha Nën Presidentja Iliana Jotova, e cila u përkul para monumentit të Epopesë së Edrenesë në Sofje.
“Dita e Trakisë është një festë e vullnetit për liri, unitet dhe drejtësi, në të cilën ne lavdërojmë trimërinë e ushtarëve bullgarë të cilët me guxim dhe gjak korrën fitore pranë Edrenesë. Ne ulim kokën përpara kujtimit të paraardhësve tanë që u vranë dhe u dëbuan nga tokat e tyre amtare në vitin 1913”, tha Jotova, e cila mori pjesë në festën tradicionale të organizuar nga Bashkimi i Shoqatave Trake në Bullgari.
Nënpresidentja vuri në dukje se shteti bullgar vazhdon t’u ketë borxh refugjatëve trakë.
Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..
Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..
Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë..