Sot, 55 vjet më parë, u krijua Shoqata e parë e Bullgarëve Banatë në Bullgari. Krijimin e saj ia detyrohemi entuziazmit dhe ambicies së trashëgimtarit të bullgarëve nga Vinga, Mihaill Shipkov, i lindur në vitin 1919 në fshatin Asenovo, rajoni i qytetit Pleven.
Shoqata u krijua si një “organizatë patriotike” që bashkonte bullgarët banatë dhe pasardhësit e tyre në Sofje. Ideja është që të mbahen lidhje të ngushta me grupet bashkatdhetare në Bullgari në mënyrë që të ruhet mënyra tradicionale e jetës dhe kultura, dhe vetëdija bullgare banate. Pas vdekjes së Mihaill Shipkovit në 1996, aktivitetet e shoqatës pushuan.
Në vitin 2007, ajo u rinovua përmes regjistrimit të një shoqate të re pasardhëse. Në krye qëndroi Svetllana Karaxhova, e cila çoi në një bashkim gradual të aktiviteteve të shoqatës dhe konceptit "Falmis" i lindur në vitin 1998 për botimin e parë të shtypur të bullgarëve banatë në Bullgari "FALMIS-Uvec falim" (nga përshëndetja katolike “Laudetur Jesus" Christus!”- “Lavdëruari qoftë Jezu Krishtit!”, Falmis vjen nga shkurtimi i kësaj përshëndetjeje).
Në vitin 2016 pranë shoqatës u krijua një grup vallëzimi “Falmis”. Ai bashkoi me folklorin e bullgarëve banatë pasardhësit e bullgarëve banatë në kryeqytet, por me kënaqësi pranon miq dhe admirues nga afër dhe nga larg.Përmirësimi i superkompjuterit bullgar Discoverer tashmë përfundoi me sukses dhe makina tani ka sisteme të reja që mundësojnë ofrimin e shërbimeve të specializuara shtesë në fushën e inteligjencës artificiale për biznesin, komunitetin shkencor dhe..
Që nga themelimi i tij më 11 prill 2022, Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT ka arritur një sërë suksesesh dhe vazhdon ta pozicionojë Bullgarinë në hartën globale të teknologjisë. Disa..
Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin tonë. Ajo do të mbahet nga sot deri më 14 prill në Arena 8888 Sofja. Do të ekspozohen midis 700 dhe..
Në Sofje u prezantua libri i ri "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë. Proceset shoqërore-politike dhe pasojat demografike (1913-2024)". Studimi i..