Pas më pak se dhjetë vjetësh bota do të përballet me një mungesë globale të ujit dhe pandemia po e komplikon problemin, paralajmëron raporti vjetor i UNESCO-s, botuar me rastin e Ditës Botërore të Ujit 22 Marsit. Aktualisht rreth 2 miliardë njerëz nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë në ujë dhe nuk po bëhet aq sa duhet në të gjithë botën për të ruajtur këtë burim, sipas të dhënave.
Bullgaria është në një nga vendet e fundit në Evropë për nga resurse ujore për frymë të popullsisë. Për këtë paralajmërojnë nga “Grijnpijs” Bullgaria në Ditën Botërore të Ujit. Organizata paralajmëron që termocentralet me qymyrgur, që konsumojnë sasi të mëdha uji të pastër, janë të përqendruar pikërisht në zonat me rrezik nga mungesa e ujit.
Kjo e provokoi organizatën mjedisore që në hapësirën publike të shtrojë tri pyetje në lidhje me gjendjen dhe mbrojtjen e ujit në vend. Ato janë të drejtuara gjashtë partive, të cilat pretendojnë për vende në parlamentin e ardhshëm. Ambientalistët kujtojnë se zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Bullgari do të zhvillohen në sfondin e një periudhe sfiduese për shoqërinë tonë, të shënuar nga kriza shëndetësore, sociale, ekonomike dhe klimatike, dhe tema e ujit bashkon shumë nga problemet për të cilat po punojnë. “Ne besojmë se ata që duan të qeverisin duhet të kenë vizion dhe plan për përdorimin e burimeve ujore të Bullgarisë. Ne presim që ata të deklarojnë publikisht pozicionin e tyre dhe të angazhohen për mbrojtjen dhe ruajtjen e këtij burimi të paçmuar”, komentoi për BNR-Varna Meglena Antonova, koordinatore e fushatave të organizatës në vend:
“Në Bullgari pamë shumë vende me probleme të mëdha, regjime uji – në vendbanime më të vogla dhe të mëdha. Kjo është arsyeja pse ne besojmë se është e rëndësishme në fushata të tilla politike, kur flitet për vizionin e politikanëve për të ardhmen, t’u kushtohet vëmendje problemeve të tilla, sepse ato janë shumë të rëndësishme për mënyrën se si shoqëria jonë vazhdon të zhvillohet”, shton Antonova.
Pyetjet përqendrohen në gjendjen e përgjithshme të ujërave dhe shterimin e tyre në kontekstin e thellimit të ndryshimeve të klimës, përdorimin e tyre në energji dhe ndotjen e tyre sistematike.
“Nuk mund të them se problemi mungon plotësisht në programet, por ne nuk i shohim në këtë tërësi, në të cilën duhet të trajtohet tema e mbrojtjes së burimeve ujore”, saktëson Meglena Antonova.
Organizata mjedisore pret që partitë të marrin një angazhim të qartë dhe konkret publik për të trajtuar problemet e ujit të Bullgarisë dhe për ta mbrojtur atë.
“Mendojmë të publikojmë përgjigjet e tyre. Por edhe nëse ata nuk na përgjigjen drejtpërdrejt, nëse ata ende shprehin pozitën e tyre në deklarata të tjera publike, ne gjithashtu e konsiderojmë këtë të rëndësishme, sepse ne e bëjmë atë për shoqërinë. Ne besojmë se qytetarët do të dëshironin të dëgjonin pikëpamjet e tyre mbi këtë temë. Pra, në çfarëdo mënyre që ata të shprehin pozicionin e tyre publikisht, kjo është e rëndësishme për ne, theksoi Meglena Antonova, koordinatore e fushatave të organizatës “Grijnpijs” në Bullgari.
Pozicioni i plotë i Grijnpijs - Bullgari mund të gjendet në faqen e internetit të organizatës
Redaktore: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..