Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rimëkëmbje e pjesshme e ekonomisë nga ky vit është e mundshme në kushte të caktuara

Foto: arkiv

Pas vitit në të cilin fjala më shpesh e përdorur ishte Covid-19, ndërsa ministritë përkatëse në të gjitha sektorët ndanin mjete të konsiderueshme në mbështetjen e tyre, është koha të përpiqemi të bëjmë një vlerësim të periudhës së kaluar. Përkundër natyrës së tyre të kushtëzuar, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Bullgare BTA, studiuesi në Institutin e Ekonomisë së Tregut Petër Ganev bëri disa parashikime, nga të cilat mund të përcaktojmë nëse skenari për daljen nga kriza do të jetë optimist apo pesimist

Në sfondin e shteteve të tjera anëtare të BE, vendi ynë është në një gjendje relativisht të mirë. Sipas ekonomistit tkurrja mesatare e ekonomive të shteteve të BE-së do të jetë përafërsisht 6-7 për qind për vitin 2020, përderisa sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave, produkti i brendshëm bruto i Bullgarisë për vitin 2020 u ul me 4.2 për qind në krahasim me vitin 2019. Ngjashëm me Bullgarinë janë Estonia, Letonia, disa shtete të Evropës Lindore.

Ndër masat më efektive të qeverisë bullgare në synimin e saj për të ruajtur ekonominë, Ganev tregoi moratoriumin bankar për shkak të zvogëlimit të barrës së likuiditetit dhe masën 60/40 për shkak të uljes së shtetasve të regjistruar në zyrat e punësimit.

Rimëkëmbja e pjesshme e ekonomisë bullgare  ka mundësi të fillojë që këtë vit, por nuk duhet të harrojmë se për shkak të masave antikrize që akoma janë në fuqi, ajo nuk ka sesi të realizojë potencialin e saj të plotë”– është kategorik analizuesi.


Një faktor tjetër, i cili do të ndikojë është shkalla dhe rimti, me të cilat vaksinohet popullsia. Në një skenar pozitiv gjatë verës, procesi i vaksinimit në vend duhet të jetë shumë i avancuar dhe kështu që ne mund ta presim vjeshtën pa shqetësime për një mbyllje të re të ekonomisë. Në atë rast, rritja e saj duhet të jetë e mirë - rreth ose mbi 3 për qind për këtë vit. Kështu, ne do të jemi në gjendje të fillojmë të kompensojmë kohën e humbur, me një tendencë që rritja e PBB-së të arrijë 4-5 për qind deri në vitin 2022, siç është parashikimi i KE-së. Skenari i keq do të ishte nëse gjatë vjeshtës prapë do të jetë e nevojshme të vendosen masa – për shkak të vaksinimit të ngadaltë, të llojeve të reja të virusit ose të efikasitetit të dobët të vaksinave.

Sa i përket asaj se cili do të jetë vendi i Bullgarisë në botë pas Covid-19 dhe sa do të jemi në gjendje t’i përshtatemi, ekonomisti mendon se pandemia është një katalizator, por jo arsyeja kryesore për disa nga proceset tashmë të filluara në ekonomia - kalimi në automatizim dhe robotikë, dhe kalimi te një ekonomi me vlerë më të lartë të shtuar.

Proceset e globalizimit do të vazhdojnë, por Bullgaria mund të përfitojë nga kjo. Ajo është pjesë e tregut të madh evropian me pagat konkurruese, me kushtet potenciale për investime në industri, gjë që do të kursejë shpenzime e firmave të huaja në se do të transferojnë veprimtarinë e tyre tek ne” – theksoi në përfundim Petër Ganev nga Instituti i Ekonomisë së Tregut.

Redaktor: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD