Emri i vjetër i fshatit ishte Ajllan Kajrjak. Ai shtrihet në jug të qytetit Burgas në rrëzat e malit Strhaxha. Njihet me foletë e shumta të lejlekëve, si dhe me .... pasardhësit bullgarë të Tolstoit. Në tetor të vitit 1906 këtu një grup entuziastësh formoi komunën e famshme të pasardhësve të Tolstoit. Të gjithë ata ishin ithtarë të filozofisë së shkrimtarit rus Lev Nikollaeviç Tolstoj, i cili predikonte që t’i mos rezistohet të keqes me dhunë në emër të një jete të re më të lirë.
Supozohet se në fund të jetës shkrimtari me famë botërore dhe humanist nisi nga Jasna Poljana, fshati i tij në Rusi bashkë me mjekun e tij për në Bullgari për të takuar me pasardhësit e tij. Mirëpo, gjatë rrugës ai mori një të ftohtë dhe vdiq.
Kolonia në afërsi të bregdetit bullgar u shpërnda në tetor të vitit 1908, por lëri mbresa të thella te banorët e fshatit. Kur në vitin 1934 lindi pyetja për riemërimin e fshatit me një emër bullgar, ai u emërua me vendlindjen e Lev Tolstoit – Jasna Poljana. Sot këtu ka një ekspozitë interesante muzeore, kushtuar komunës së pasardhësve të Tolstoit dhe mësuesit të tyre. Më shumë mbi këtë temë mund të lexoni në materialin “Pasardhësit e Tolstoit nga komuna e fshatit Jasna Poljana” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ekspozita muzeore “Jasna Poljana Bullgare”
Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Kiprian. Kisha u ndërtua në vitin 1891 në fshatin Zapalnja, i cili u fshi me dekret në vitin..
Për të 15-in vit radhazi, Pelegrinazhi "Mrekullibërësi i Rilës" mbledh besimtarët ortodoksë nga afër dhe nga larg në një procesion litium nga Sofja deri në Manastirin e Rilës. Në faqen e saj të internetit Mitropolia e Shenjtë e Sofjes njofton se..
Më 27 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare dhe populli lavdërojnë veprën e Shtatë Shenjëtorëve - Vëllezërve Kirill dhe Metodij dhe dishepujve të tyre shenjtorët Kliment, Naum, Sava, Gorazd dhe Angellarij . Dita u zgjodh nga kisha sepse më 27..