Pas arrestimit të 6 ushtarakëve bullgarë dhe ish oficerëve të inteligjencës nga prokuroria njoftuan se u zbulua një grup spiunazhi, njoftoi BTA.
Organizator i rrjetit është një ish udhëheqës i Shërbimit “Hetim Ushtarak” – i quajtur rezident, që ka mbaruar një shkollë inteligjence në Moskë. Ai rekrutoi njerëz me qasje në informacione të klasifikuara nga Bullgaria, NATO dhe BE. Bashkëshortja e rezidentit me shtetësi bullgare dhe ruse ishte lidhja me Ambasadën e Rusisë në Sofje.
Personat e tjerë kishin pozita të larta qeveritare.
Hetimi është me rëndësi të madhe për sigurinë e Bullgarisë, BE-s, NATO-s dhe ShBA-s. Nuk ka ndonjë rast tjetër të tillë pas vitit 1944, tha kryeprokurori Ivan Geshev.
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..