Këngëtari i njohur Jovço Karaivanov është fenomen në kulturën tonë folklorike. Zëri i tij i ëmbël lirik dhe repertori i tij i përsosur nga krahina e Trakisë – kjo është “marka e mbrojtur” për mjeshtri të lartë interpretuese.
Vlerësimet e folkloristëve janë gjithashtu elokuente. “Ajo që unë vërtet e vlerësoj dhe e dua te Jovço Karaivanov është mjeshtëria për të zotëruar formën. Te ai, kënga e ngadaltë zbukurohet, por jo tepër, por me një shpërndarje korrekte të ornamenteve në mënyrë që të merret një formë e mrekullueshme. Një fenomen i vërtetë në jetën tonë muzikore, një nga arritjet më të larta të shkollës bullgare të këndimit popullor” - fjalët e Akad. Nikollaj Kaufman.
Që kur ishte gjallë vet ai thoshte, se “Ne shkëlqejmë para botës jo me gjëmim, por me muzikën dhe këngët e pastër popullore. Ne nuk duhet ta shprishim folklorin autentik me imitime, por ta ruajmë atë përgjithmonë.”
Jovço Karaivanov lindi në fshatin Seliminovo, rajoni i qytetit Sliven, në familjen e muzikantëve të trashëguar. Fati e çoi në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski” ku u diplomua me sukses, por dashuria e tij e papërmbajtshme për muzikën i ndryshoi planet e jetës. Një pikë kthese për të ishte data 1 tetor 1949, kur pas një prezantimi të suksesshëm në Radio Sofje, ai mori pjesë me interpretime të veta në rubrikën “Ora për fshatin”. Emri i tij u rendit shpejt pranë atyre të interpretuesve të famshëm në atë kohë Gjurga Pinxhurova, Boris Mashallov, Mita Stojçeva, Vëllkana Stojanova dhe të tjerët. Me repertorin e papërsëritshëm ai tërheq dhe vëmendjen e kompozitorëve në këtë gjini. Për një kohë të shkurtër (1951-52) ai ishte solist i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore me udhëheqës Filip Kutev. Në vitet 50-të të shekullit të kaluar ai u ftua nga Drejtoria e Koncerteve për të qëndruar në krye të një grupi të këngëtarëve popullore për të dhënë koncerte në mbarë vendin. Në Fondin e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) ruhen më se 250 incizime të tij. Vitet e fundit të jetës Jovço Karaivanov punonte në Redaksinë “Muzikë Popullore” të BNR si drejtues i transmetimin “Këndojnë dhe luajnë”, përgjigjej edhe për tekstet e këngëve që regjistroheshin në fond.
Njeri nga pasardhësve të tij është Danisllav Kehajov, i cili tregon për mësimet e çmueshme që mori prej këngëtari të famshëm:
“Jovço Karaivanov është një nga përfaqësuesit më të dalluar të shkollës trake të këndimit. Jam i lumtur se jam njeri prej nxënësve të tij. Si fëmijë dëgjoja këngët e tij në radio dhe nga pllaka gramafoni, më pëlqente t’i këndoja. Kur u paraqita në një konkurs në Radion Kombëtare Bullgare më 1 Prill 1986 dhe ata më miratuan të këndoja në eter, Jovço ofroi të më ndihmonte. Prej tij mësova jo vetëm veçoritë e të kënduarit, por edhe mënyrën e përballimit të rrugës së vështirë të një këngëtari folklorik. Një kënaqësi e madhe për mua ishte të shkruaj për të dhe për këngëtarët Boris Mashallov, Kostadin Gugov, në doktoraturën time mbi “Këndimin popullor mashkullor në Bullgari”. Ai është një nga këngëtarët që kaloi rrugën nga mejdani i fshatit deri në skenën e madhe. Këngët e tij na kapën ne, trashëgimtarët dhe studentët e tij. Këngët më të bukura që kam kënduar më ka dhënë Jovço Karaivanov. Ai mbajti jo vetëm në melodinë e bukur, por edhe në tekstin e këngës. Kam mësuar dy gjëra themelore prej tij - të këndoj siç këndojnë zogjtë - jo sepse dikush i dëgjon, por sepse ato sjellin qetësi të brendshme, si dhe të “tregoj” këngën popullore.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..
Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..
Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..