Për një vit, sipërfaqet me perime në vend u përgjysmuan, sipas raportit të fundit të Ministrisë së Bujqësisë. Sipërfaqet e shfrytëzuara bujqësore në Bullgari janë pak më shumë se 5 milion hektarë. Kjo është 45 për qind e të gjithë territorit të vendit, tregon raporti.
Por vetëm rreth 1 për qind e sipërfaqeve bujqësore përdoren për rritjen e perimeve. 52 000 hektarë u përdorën për prodhimin e perimeve në vitin 2020. Kjo është me 55 për qind më pak se në vitin 2019. Vitin e kaluar u prodhuan 769 000 tonë perime. Një e katërta e tyre janë patate. Çuditërisht, statistikat tregojnë se 22 për qind e zonave të perimeve mbillen me qiqra, ndërsa vetëm 9 për qind - me domate.
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..