Shtatë projekte të kuratorëve për pikturën bashkëkohore bullgare nën titullin e koduar “7 x 5 x 3”, janë paraqitur në galerinë e kryeqytetit në rrugën “Shipka”6.
Ekspozita përmban piktura me mesazh të ndryshëm, të cilat kanë marrë pjesë në ekspozita prej autori të kuratorëve gjatë njëzet vjetëve të fundit. Çdo një nga shtatë projektet prezanton pesë autorë me nga tre krijime, të cilat konsiderohen një shembull përfaqësues i skenës aktuale të artit.
Për shembull Stanisllava Nikollova merr pjesë përmes reflektimeve artistike të pesë piktorëve, të cilët hedhin ura midis së kaluarës dhe së tanishmes, modernes dhe jo modernes.
Ljuben Domozetski e ve aksentin mbi praninë dhe domethënien e imazhit në pikturën bashkëkohore.
Një tjetër nga kuratorët - Rumena Kallçeva, interesohet nëse ka një surealizëm bullgar si drejtim në pikturimin vendas dhe se cilat janë shfaqjet e tij sot.
Projekti i madh „7 х 5 х 3” realizohet me përkrahjen financiare të Ministrisë së Kulturës dhe mund të shikohet deri më datë 10 prill.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..