Muaji shkurt ishte special për ekipin e Radio Bullgarisë. U shënuan 85 vjet nga fillimi i programeve të huaja të Radios Kombëtare Bullgare. Përvjetori ynë na provokoi jo vetëm të tregojmë për historinë e medias unikale bullgare, por t’ju njohim me personalitetet, të cilat kanë qenë pjesë e saj gjatë viteve dhe sot. Siç do të lexoni në shumë prej publikimeve, një stimul dhe inspirim gjatë tërë kësaj kohe ka qenë lidhja me ju, miq të nderuar – mesazhet, komentet dhe sugjerimet e auditorit besnik të Radio Bullgarisë.
Letra, që mbërriti në median tonë nga skaji më i largët këto ditët e fundit është nga India: Urime për përvjetorin e 85-të me rastin e transmetimeve të para për jashtë shtetit na dërgoi Shivendu Paul:
“Unë jam nga Bengali Perëndimor i Indisë dhe jam dëgjuese dhe vizituese në ueb faqen e Radio Bullgarisë. Lexova shumë informata për emisionet e para të radios bullgare ndaj auditorit të saj jashtë, të cilat janë transmetuar për herë të parë më 16 shkurt 1936. Me rastin e Ditës Botërore të Radios – 13 shkurt, realizuam një takim të disa brezave të dëgjuesve të radios, renditëm një ekspozitë filatelike DX dhe ju dërgojmë disa fotografi – me dashuri për Bullgarinë.
Victoria Vlahovska është drejtoreshë e shkollës bullgare në Reading të Britanisë së Madhe: “Gëzuar Ditëlindjen të Radio Bullgarisë! Na gëzoni akoma shumë vjet me materialet tuaja gazetareske. Ju faleminderit se ekzistoni!”
Petja Ilieva nga Sofja: “Gëzuar festën! Vazhdoni gjithnjë kështu – të edukuar, inteligjentë dhe interesantë. Njerëzit kanë nevojë për ju.”
Nebibe Ramadan nga fshati Momina Sëllza i rrethit të Momçillgradit të Bullgarisë Jugore: “E nderuar radio, e dëgjoj çdo një programin tuaj, na flisni për politikë, kulturë, folklor, për jetën e vendit tonë. Për ne ju jeni dritare ndaj botës, sepse edhe fëmijët e mi u bënë kurbetçinj. Nëpërmjet jush unë kam lidhje me ta, nganjëherë së bashku i dëgjojmë programet tuaja, fëmijët e mi janë në Belgjikë, ndërsa unë – këtu, në fshat...”
Darinka Petrusheva, mësuese, na dërgoi këtë mesazh: “Ne fëmijët nga klasa e katërt e shkollës “Vella Bllagoeva” nga Veliko Tërnovoja ju falënderojmë sinqerisht, ju respektojmë dhe ju duam!”
Vatra kulturore “Izgrev” në fshatin Baniçan: “Gëzuar festën! Ju urojmë shumë shëndet dhe të punoni me entuziazmin e njëjtë! Le të mos ndalojë qëllimi juaj për suksese dhe lartësi të reja të kulturës bullgare!”
Stephan Mertens nga Gjermania na shkroi këto fjalë të bukura: “E nderuar Redaksi e Gjuhës Gjermane e Radio Bullgarisë, edhe ne festojmë me Ju, sepse gëzohemi se ekzistoni. Ju faleminderit për informacionin e shumëllojshëm që na ofroni në vendin tuaj: kjo më ndihmon që të kuptoj shumë gjëra. Ju falënderoj përzemërsisht për Punën Tuaj...”
“Ju dëgjoj që nga vitet e mia rinore. Sidomos tani, në kushtet e pandemisë, ju po na jepni informacione të ndryshme dhe të dobishme, të gjithë fqinjët rreth meje po ju dëgjojnë. Sa mirë se ekzistoni! ”- shkruan Kjamil Mehmedov nga qyteti Kërxhalii Bullgarisë Jugore, i cili dëgjon programet tona në turqisht.
"Zonja dhe zotërinj, si pensionist gjerman që tani jeton në Bullgari, do të doja t'ju falënderoja për informacionin në gjermanisht. Informata të tilla nuk ka kudo dhe kjo ishte një nga arsyet për ta zgjedhur Bullgarinë si atdheun tim të ri. Urime dhe shumë shëndet ”, nga shkroi miku ynë gjerman Harald Leiser.
76-vjeçarja Hedie Mehmedova nga fshati Iskra, rajoni i Silistrës, Bullgari Verilindore, na shkruan letra, ndërsa fqinja e saj Vizhdan Halillova i fotografon dhe na i dërgon si material fotografik që të mund të mbërrijë letra te ne sa më shpejt. "Po ju dëgjoj dhe jam e lumtur, po pres orën kur do të fillojë emisioni", shkruan gjyshe Hedie në letrën e saj të fundit. Këto këngë më kthejnë në rininë time. Herë gëzohem dhe herë qaj kur i dëgjoj. Unë lutem për ju çdo ditë. Kini kujdes nga koronavirusi dhe vazhdoni punën tuaj.”
Dhe në fund deshëm t’u kushtojmë një vëmendje të posaçme mesazheve të miqve tanë shqiptarë. Megjithëse do ta vëmë theksin vetëm te disa prej tyre, deshëm t’i falënderojmë të gjithë miqtë shqipfolës të Radio Bullgarisë, duke ju kërkuar falje se nuk mund të përmendim të gjithë ju, miq të dashur, të cilët na keni shkruar dhe po vazhdoni të na shkruani në Facebook dhe në postën tone elektronike.
Në vend të parë përshëndesim miqtë tanë besnikë nga Kosova Fadil Ribari, Fadil Osmani dhe Muhamet Shala, duke i falënderuar për miqësinë e tyre dhe lidhjen e pandërprerë me redaksinë tonë. Në mesazhe të veçanta ata jo një herë na kanë deklaruar dashurinë dhe respektin ndaj vendit tonë. Ju jemi shumë mirënjohës, miq të nderuar! Respekt i madh dhe ndaj Ilo Budinit - përfaqësues i pakicës bullgare në Shqipëri - një bullgar më i madh nga të gjithë bullgarët në Bullgari.
Na bëri përshtypje mesazhi i Bashkim Lamajit, banor i Tiranës, i cili në vitin 1958 ishte shtruar në spitalin e neurokirurgjisë në Momin Prohod të Bullgarisë dhe si rezultat i tre operacioneve në muajin dhjetor të vitit 1958 u kthye “në gjendje të mirë jetese”, siç na shkroi ai. Bashkim Lamaj shpreh nëpërmjet Radio Bullgarisë mirënjohje ndaj personelit mjekësor dhe shtetit bullgar.
Miku ynë shqiptar Kostandin Luci është admirues dhe studiues i kulturës dhe historisë bullgare:
“Jam i pasionuar në lidhje me kulturën dhe historinë e popullit bullgar, trashëgiminë e tij ne Ballkan dhe me tej. Pasion personal. I shoh si një ndër popujt që kanë dhënë për Evropën më shumë sesa mund te mendohet. Ne zonën ku punoj unë ka shume toponime bullgare. Ata tregojnë për praninë e bullgarëve në këto treva dhe në Shqipëri. I kane dhëne emrin Gadishullit Ballkanik dhe jo vetëm. Kam dhe shume miq bullgarë ne Shqipëri dhe Bullgari me të cilët mbaj kontakte. Bullgarët shpëtuan Evropën ne vitin 713 me mbretin Kalojan... Kam studiuar dhe historinë e perandorive bullgare dhe jetën e Kalojanit qe mundi arabët në Kostandinopojë, atë te car Samuelit, Borisit...”
Para pak kohe Kostandin Luci na dërgoi artikullin e tij “Manastiri i Riles dhe jeta e Shen Ivanit, themeluesit të këtij manastiri”, të cilin pas lejes së tij e publikuam në faqen tonë në Facebook, duke provokuar interesin e auditorit tonë.
E falënderojmë edhe Heliodor Demirin nga pakica etnike bullgare në Shqipëri, i cili para kohe na dërgoi fotografi shumë të bukura të kishës “Shën Nikolla” në Steblevë:
“Kjo kishë u ndërtua nga Ambasada bullgare ne Shqipëri ne truallin e kishës së vjetër që u shkatërrua rreth vitit 1985 nga regjimi i Enver Hoxhes komunist. Sot kisha e re është e kompletuar pjesërisht dhe kryhen te gjitha misteret e shenjta. Ka prift etj. Unë që po ju shkruaj jam prifti ortodoks i këtij komuniteti te cilët flasin gjuhën bullgare si dhe janë me pasaporta bullgare...” – na kishte shkuar ai.
Do ta përmendim edhe emrin e Xan Haxhiut nga Shqipëria, i cili na kishte falënderuar për informacionin e azhurnuar dhe në kohë në lidhje me Bullgarinë.
E gjithë kjo na bën të besojmë se media jonë mund të ndihmojë në zgjidhjen e disa prej problemeve të minoritetit bullgar në Shqipëri, për të cilat na informojnë miqtë tanë - rrugë të këqija, probleme me energjinë elektrike dhe ujin në zonat e populluara me bullgarë etnikë në Shqipëri, procedurat për dhënien e shtetësisë bullgare, mundësitë për ta mësuar bullgarishten etj. – tema, të cilat i kemi shtruar në artikujt dhe lajmet tona dhe do të vazhdojmë t’i shqyrtojmë edhe në të ardhmen me bindjen se jemi të dobishëm dhe i pasurojmë njohuritë për Bullgarinë të audiencës sonë.
Jemi në pritje të mesazheve dhe sugjerimeve tuaja!
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personal
Sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë. Më parë në rubrikën “Shoqëri” do të flasim për problemet e kafshëve të pastrehë në Bullgari. Pas kësaj ju ftojmë të bëjmë një shëtitje përgjatë luginës..
Sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë. Në këtë program do të dëgjoni më shumë për mundësitë për studime në gjuhën frënge në universitetet bullgare. Në “Këngën e ditës” ju prezantojmë..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Këngë dhe valle dasme” nga Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Dimitër Hristov. Ju urojmë minuta të..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 20 nëntor 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 21 nëntor 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në Ditën e Familjes së Krishterë, në rubrikën tonë të..