Angjell Rajçev, nxënës në Shkollën e Mesme “Bojan Penev” në kryeqytet mbrojti teoremën e tij, me të cilën qe zgjedhur nga Instituti i Matematikës dhe Informatikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave për të marrë pjesë në shkollën prestigjioze kërkimore verore për nxënës në Shtetet e Bashkuara /RSI/.
Angjell Rajçev i ka bërë një përshtypje të madhe jurisë nga Akademia Bullgare e Shkencave me projektin “L-polimino”. Vet ai pohon se gjithmonë ka pëlqyer më shumë numrat sesa shkronjat, kurse seriozisht me matematikë merret që nga klasa e tretë. Kuota për pjesëmarrës nga Bullgaria në shkollën kërkimore verore për nxënës në Shtetet e Bashkuara është vetëm për dy veta - një në matematikë dhe një në informatikë, kurse kandidatët dhe sivjet kanë qenë dhjetëra. Arsimimi i matematikanëve të dalluar nga e gjithë bota, të cilët do të punojnë mbi projekte nën drejtimin e shkencëtarëve të njohur, do të realizohet gjatë verës në Boston dhe do të zgjasë gjashtë javë.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, gjatë koncertit solemn në Operën dhe Baletin e Sofjes me rastin e 90-vjetorit të Radios..
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën..