Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po aplikohen masa lokale kundra përhapjes së virusit

Varianti britanik i Covid-19 po sëmur gjithnjë e më shumë njerëz

Foto: BGNES

Vala e tretë e shpërndarjes së koronavirusit tanimë është fakt dhe pikërisht asaj i dedikohet tendenca për një rritje graduale të sëmundshmërisë dhe zënies së shtretërve spitalor në Bullgari, shpalli në brifingun e rregullt për situatën aktuale epidemike në vend ministri i shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov. Ai dalloi dhe një fakt pozitiv – derisa gjatë javës së kaluar përkatësia midis numrit të porsa infektuarve kundrejt atij të të shëruarve ka qenë 3:1, gjatë kësaj jave vlerat janë 2:1.  

Shtimi i rasteve me Covid-19 i dedikohet shpërndarjes shumë të shpejtë të variantit britanik, tha akoma ministri. Aktualisht po infektohen 285 veta në çdo 100 mijë, por dallimi midis rajoneve të veçanta është shumë i madh. Kështu për shembull në qytetin Kjustendill  me koronavirus janë 487 në 100 mijë veta, kurse në qytetin Tërgovishte - 26 në 100 mijë. Kjo imponon aplikimin e një qasjeje lokale sa i përket masave kundraepidemike, deklaroi profesori Kostadin Angjellov. Ai dha si shembull Burgasin, ku sot shtabi regjional i ka anuluar operacionet e planifikuara dhe rekomandoi që këtë ta realizojnë  dhe në qytetet Kjustendill, Pleven dhe Vraca.

Gjatë muajit mars presim të marrim 105 300 vaksina të “Fajzer/”Bionteh”, 85 200 të “Modernës” dhe 300 mijë të “Astra Zenekës”, njoftoi Bogdan Kirillov, kryetar i Agjencisë Ekzekutive për ilaçet. Tani për tani nuk ka një konfirmim nga Gjermania dhe Franca për sigurimin e vaksinave, të cilat t’i kthejmë në një fazë më to vonshme, shtoi ai.

Bogdan Kirillov

Sa i përket fushatës zgjedhore dhe ngjarjet eventuale masive të partive ministri i shëndetësisë nënvizoi se, ngjarjet në të mbyllur  janë të ndaluara me ligj. Ai rekomandoi që politikanët të kujdesen për shëndetin e zgjedhësve të vet, duke e zhvilluar agjitacionin në distancë, kurse takimet me njerëzit të bëhen në të hapur gjatë respektimit të distancës dhe me mjete mbrojtëse.

Profesori Kostadin Angjellov u kushtoi vëmendje dhe teorive konspirative kundra përfitimeve nga vaksinimi, të cilat shumë shpejt arrijnë deri tek më të prekshmit - njerëzit e moshuar. “Çdo ditë ne luftojmë me gënjeshtra”, deklaroi ministri. Ky është shkaku që gjatë ditëve të ardhshme në mediat kombëtare të lëshohet një video për të motivuar ata të cilët akoma janë në mëdyshje.

Profesori Kostadin Angjellov

Bullgaria zë vendin e 18 për nga sëmundshmëria në Bashkimin Evropian. Deri në këtë moment afro 250 mijë veta janë të imunizuar kundra koronavirusit, kurse me dozën e dytë janë 41 mijë. Numri i të hospitalizuarve i tejkalon të 5 mijat. 48% nga shtretërit për pacientë të pa komplikuar janë të zënë në spitalet, si dhe 51% nga vendet në repartet intensive. 733 mjekë janë me Covid-19 në një total nga 10 309 që nga fillimi i epidemisë.  

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD