Tre marinarë bullgarë janë arrestuar në brigjet e Afrikës së Jugut për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës. Kjo u njoftua nga Ministria e Jashtme Bullgare. Sipas informacionit të ambasadës sonë në kryeqytetin e Republikës së Afrikës së Jugut, Pretoria, dje në mediat lokale u raportua për një ngarkesë të madhe kokainë për gati 40 milion dollarë në një gji afër Kejptaunit.
Sipas botimeve, katër nga të dyshuarit janë shtetas bullgarë dhe gjashtë të tjerë - nga Mianmar. Ambasada jonë kontaktoi Interpolin dhe prej andej sqaruan se janë tre bullgarë dhe i katërti është shtetas slloven.
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..