Përfaqësues të industrisë së turizmit nga shoqata "E ardhmja për Turizmin" protestuan para Këshillit të Ministrave. Ata po insistojnë për ndihmë shtetërore për shkak të pandemisë, duan një ulje të TVSH-së për turizmin në 5% në 2 vitet e ardhshme dhe një zgjatje të afatit për rimbursimin e shumave të parapaguara për udhëtimet e anuluara jashtë vendit, i cili skadon më 13 mars. Kërkohet që të krijohet një fond i garancive shtetërore prej 35 milion eurosh për të mbuluar paratë për klientët e tyre.
Shoqata e Operatorëve Turistikë Bullgarë dhe Agjentëve Turistikë deklaroi para programit Horizont të BNR se nuk e mbështesnin protestën. Ata besojnë se kjo do të krijojë pabarazi në sektor në lidhje me ndihmën shtetërore.
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..