Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shënojmë Festën Kombëtare të Bullgarisë

Prof. Andrej Pantev: Ideja për rimëkëmbjen e shtetit bullgar është shfaqja e patriotizmit të vërtetë

Foto: arkiv

Më 3 mars të vitit 1878 Bullgaria u rimëkëmb si shtet në hartën politike evropiane. U realizua ëndrra për Çlirimin e vendit gjë për të cilën luftuan  dhe sakrifikuan jetën e tyre mijëra letrarë, arsimtarë dhe revolucionarë bullgarë.

“Nga këndvështrimi i Bullgarisë së sotme nuk duhet të harrojmë, se mbarë bota u befasua nga pjekuria e shoqërisë bullgare për të krijuar shtet të vet – thekson historiani Prof. Andrej Pantev. – Me gjithë hidhërimet, dëshpërimet, ëndrrat e parealizuara ne arritëm të tregojmë se mund të qeverisim vetveten dhe të krijojmë një sistem në të cilin të dëgjohet emri bullgar i harruar gjatë shekujve të gjatë të një periudhe të errët nën sundimin e një pushteti të huaj dhe armiqësor.”

Në mes të shekullit të XIV kur shteti bullgar ishte i copëtuar dhe i dobësuar nga betejat e pafundme me Bizantin në skenën politike doli një lojtar i ri i fuqishëm – Perandoria Osmane. Pushtetarët bullgarë u rezistuan, por lufta të cilën ata e zhvilluan deri në vitin 1396 përfundoi me shkatërrimin e Mbretërisë së Dytë Bullgare. Bullgaria e para nga shtetet ballkanike ra nën sundimin osman dhe pushoi së ekzistuari për pesë shekuj.

Bullgarët nuk pushuan së luftuari për rivendosjen e shtetësisë duke ngritur një sërë kryengritjesh të pasuksesshme që gjatë dekadave të para të pushtetit osman. Gjatë viteve 1875-75 erdhën kohë të vështira për Perandorinë Osmane. Popujt e robëruar ballkanikë u rebeluan. Më 20 prill të vitit 1876 në Bullgari u shpërthye Kryengritja e Prillit e cila konsiderohet maja e Lëvizjes Nacional-Çlirimtare Bullgare. Shtypja e saj mizore ngjalli një jehonë të gjerë. Perandori rus Aleksandër II i shpalli luftë Perandorisë Osmane, e cila u bë Çlirimtare për Bullgarinë.

„Kalimi i Danubit te Zimnica“, piktor Nikollaj Dmitriev-Orenburgski

“Ky synim për rimëkëmbjen e shtetit bullgar është një manifestim i patriotizmit të vërtetë – është kategorik Prof. Pantev. – Në historinë tonë nuk ka vetëm dritë, ka edhe errësirë. Ka jo vetëm heroizëm, por edhe dinakëri poshtëruese. Ne duhet të mbajmë mend dhe të respektojmë të gjithë ata që sakrifikuan jetën në luftërat për Çlirimin, jo ata që fshiheshin dhe dëbonin kryengritësit dhe revolucionarët nga shtëpitë e tyre.”

Në vitin 1877 trupat ruse kaluan lumin Danub dhe Svishtov u bë qyteti i parë i çliruar bullgar. Më se gjysmë vit vazhduan betejat te maja Shipka. Tepër të ashpra ishin përleshjet heroike për qytetin Pleven. Në fillim të vitit 1878 u çlirua edhe kryeqyteti i ardhshëm i Bullgarisë së Çliruar – Sofja. Më 19 shkurt (3 mars sipas stilit të ri) 1878 në Shën Stefani u nënshkrua Traktati Paqësor i cili i dha fund Luftës Ruso-Turke nga vitet 1877-78 dhe robërisë sonë pesëshekullore.

„Gjenerali Gurko përshëndet vullnetarët opëllçenas“, piktor V. Goranov 2013

“Më 3 mars ne përulemi kokë dhe bëjmë homazhe para të gjithë ushtarëve të njohur dhe të panjohur të cilët vdiqën për lirinë e Bullgarisë. Ne u detyrohemi atyre se nuk jetuan dhe vdiqën kot. Çfarëdo neveri që ndiejmë nga bota moderne, ne jemi një vend i veçantë në hartën politike të kontinentit evropian – thekson Prof.Andrej Pandev. - Bota nuk duhet të dijë për 3 Marsin, ne duhet të kujtojmë këtë ditë. Megjithatë duhet të dihet se ka njerëz të cilët vdiqën për këtë që sot të ketë flamur dhe himn, parlament dhe kremtime.”

Për herë të parë Çlirimi i Bullgarisë kremtohet në qytetin Veliko Tërnovo më 19 shkurt të vitit 1879. Në vitin 1991 me vendim të Kuvendit Popullor 3 Marsi u shpall Festë Kombëtare e Republikës së Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, arkiv, vasilgoranov.com


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shenja përkujtimore në kodrën Carevec në Veliko Tërnovo, ku u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Në vitin 1908 u fitua liria e plotë e vendit tonë

Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..

botuar më 24-09-22 6.05.PD

Një statujë e dytë romake e varrosur u zbulua në Heraklea Sintika

Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..

botuar më 24-09-20 12.23.MD

Hetimet e para arkeologjike në shkallë të gjerë në kompleksin trak të Begliktashit po vazhdojnë

Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..

botuar më 24-09-11 2.20.MD