Bullgarët në Çikago festuan 3 marsin paraprakisht, duke valëvitur flamurin bullgar në qendër të qytetit për të 15-in vit radhazi. Ngjarja u ndoq nga bashkatdhetarët tanë në internet.
16 firma bullgare dhe të tjera morën pjesë në një pazar të artit dhe zanateve në qendër të Çikagos. Kishte gjithashtu një sfidë për adhuruesit e kuzhinës dhe gjellëve të shijshme, raportoi korrespondentja jonë Elena Caneva nga Çikago.
Ndërkohë, për të tretin vit në qendër të Çikagos ndriçoi pema "bullgare" - një projekt i Shoqatës Bullgaro-Amerikane sipas idesë së Petranka Stamatovës. Pema është zbukuruar me martenica unike të bëra me dorë. Mund të shihet në Michigan Avenue pranë Institutit të Artit të Çikagos deri më 14 Mars. Kjo u njoftua nga bashkatdhetarët tanë në qytetin amerikan në faqen e tyre në Facebook.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..