Ne mbështesim krijimin e "korridoreve të shpejta të gjelbra" për të vaksinuarit dhe njerëzit që tashmë janë shëruar nga Covid-19. Në të njëjtën kohë nuk duhet të kufizohen edhe udhëtimet e evropianëve të tjerë. Kjo duhet të çojë në një ringjallje të ekosistemit turistik dhe të lëvizshmërisë ndërkombëtare, tha Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Turizmit Marijana Nikollova në një video konferencë të ministrave të turizmit në BE.
Nikollova vuri në dukje përvojën bullgare në pandeminë për zhvillimin e turizmit të brendshëm, turizmin SPA, turizmin mjekësor dhe atë balnear, për orientimin drejt mënyrave më të sigurta të transportit dhe zhvillimin e vendpushimeve më të vogla, njoftoi BTA.Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..
Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..
Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..