Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Program treditor online në Evropën Qendrore me rastin e festës kombëtare të Bullgarisë

Foto: bulgarisches-kulturinstitut.de

Me rastin e festës kombëtare të Republikës së Bullgarisë – 3 marsit, institutet kulturore bullgare në Berlin, Pragë, Bratislavë, Budapest dhe Romë organizojnë një program treditor festiv online. Banorët atje mund të shohin

  • Dokumentarin "Gjenerali i pamposhtur - Vlladimir Vazov" për jetën e patriotit të madh bullgar - gjeneral Vlladimir Vazov (1868-1945). Linku do të jetë aktiv nga ora 19. 00 më 1 Prill deri në 2 mars në çdo kohë; 
  • Filmin artistik “Lartësia”. Linku do të jetë aktiv nga ora 19:00 më 2 mars deri në orën 19.00 të 3 marsit;
  • Koncertin festiv të Filarmonisë së Sofjes me vepra të kompozitorëve bullgarë – më 3 mars, nga ora 19.00. Linku do të jetë aktiv deri në orën 19.00 të 4 marsit.

Filmat janë me titra në anglisht. Programi mund të shihet vetëm në territorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Sllovakisë, Hungarisë, Çekisë dhe Italisë, na informon instituti kulturor në Berlin.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD