Parlamenti miratoi përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Shtetësinë Bullgare. Me to krijohet një Këshill Konsultues pranë Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit. Ai do të shpallë qëndrimin e tij mbi shtetësinë brenda dy muajsh, duke marrë parasysh faktin nëse aplikanti përdor gjuhën bullgare, nëse ai e identifikon veten si person me origjinë bullgare dhe nëse është pjesë e një komuniteti bullgar ose e një pakice bullgare në një vend tjetër.
I vihet fund mundësisë për marrjen e shtetësisë bullgare në bazë të investimeve në letra me vlerë të qeverisë. Sipas ndryshimeve shtetësia do t'u jepet personave të huaj me pjesëmarrje në aksione ose obligacione të kompanive bullgare me vlerë të paktën 2 milionë leva /pak më shumë se 1 milion euro/.
Një mundësi tjetër për marrjen e një pasaporte bullgare është që i huaji të ketë investuar fillimisht më shumë se 250 000 euro në një kompani që ka krijuar të paktën 10 vende pune, një vit më vonë ka rritur investimin e saj në të paktën 500 000 euro dhe ka krijuar mbi 20 vende pune.
Leja për qëndrim afatgjatë në vend mund të merret nga të huajt që kanë të ashtuquajturat “viza startup”, kanë një certifikatë të lëshuar nga Agjencia Shtetërore për Kërkime dhe Inovacione për një projekt në fushën e teknologjive të larta dhe / ose për projekt inovativ dhe pas lëshimit të vizës për qëndrim të gjatë janë bërë partnerë ose aksionarë në një kompani bullgare duke pasur jo më pak se 50% prej kapitalit të saj.Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..
Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin..
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht..