Parlamenti miratoi përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Shtetësinë Bullgare. Me to krijohet një Këshill Konsultues pranë Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit. Ai do të shpallë qëndrimin e tij mbi shtetësinë brenda dy muajsh, duke marrë parasysh faktin nëse aplikanti përdor gjuhën bullgare, nëse ai e identifikon veten si person me origjinë bullgare dhe nëse është pjesë e një komuniteti bullgar ose e një pakice bullgare në një vend tjetër.
I vihet fund mundësisë për marrjen e shtetësisë bullgare në bazë të investimeve në letra me vlerë të qeverisë. Sipas ndryshimeve shtetësia do t'u jepet personave të huaj me pjesëmarrje në aksione ose obligacione të kompanive bullgare me vlerë të paktën 2 milionë leva /pak më shumë se 1 milion euro/.
Një mundësi tjetër për marrjen e një pasaporte bullgare është që i huaji të ketë investuar fillimisht më shumë se 250 000 euro në një kompani që ka krijuar të paktën 10 vende pune, një vit më vonë ka rritur investimin e saj në të paktën 500 000 euro dhe ka krijuar mbi 20 vende pune.
Leja për qëndrim afatgjatë në vend mund të merret nga të huajt që kanë të ashtuquajturat “viza startup”, kanë një certifikatë të lëshuar nga Agjencia Shtetërore për Kërkime dhe Inovacione për një projekt në fushën e teknologjive të larta dhe / ose për projekt inovativ dhe pas lëshimit të vizës për qëndrim të gjatë janë bërë partnerë ose aksionarë në një kompani bullgare duke pasur jo më pak se 50% prej kapitalit të saj.Fshati Radevo ndodhet në Bullgarinë Verilindore, jo shumë larg nga kryeqyteti ynë detar dhe po ashtu qytet i madh turistik - Varna, distanca është rreth 30-40 minuta me makinë. Në Radevo ka jo më shumë se 60 banorë, shumica e të cilëve janë mbi 60-70..
Fshati Gomotarci në Vidin ka një histori të çuditshme. Dikur ndodhej në një vend tjetër, kilometra larg nga aty ku është tani. Pasi një murtajë e tmerrshme goditi një pjesë të madhe të banorëve të tij, të mbijetuarit vendosën të digjnin shtëpitë e tyre..
Nënpresidentja Ilijana Jotova u takua me pjesëmarrësit e Konferencës së Tretë Ndërkombëtare të Udhëtimit "Bullgaria Piktoreske. Dialogët ndërdisiplinorë në shtëpi”. Projekti, i cili po realizohet nën patronazhin e nëndëspresidentit, përfshin kërkime..
Këneta е Bojanës është e vetmja ligatinore natyrore në territorin e Sofjes, e cila është ende shtëpia e një numri speciesh të mbrojtura të bimësisë..
Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të..