Gati 280 sportistë nga 18 vende do të marrin pjesë në edicionin e gjashtë të turneut të patinazhit artistik Sofia Trophy, i cili do të zhvillohet nga 26 shkurti deri më 2 mars në Pallatin e Dimrit në Sofje. Bashkëorganizatori i konkursit, i cili është për burra, gra, adoleshentë dhe fëmijë, është klubi i patinazhit "Denkova-Staviski", njoftoi BTA.
Gara është pjesë e kalendarit të Unionit Ndërkombëtar të Patinazhit - ISU dhe organizohet me mbështetjen e Federatës Bullgare të Patinazhit. Sofia Trophy është pjesë e zinxhirit të garave për Kupën e Evropës për fëmijë dhe adoleshentë. Turneu do të mbahet pa audiencë për shkak të pandemisë së koronavirusit, por do të transmetohet në internet.Grigor Dimitrov do të luajë në çerekfinalen e turneut të tenisit Masters në Miami. Ai siguroi një vend në tetë më të mirët, duke mposhtur amerikanin Brandën Nakashima në dy sete rresht – 6:4, 7:5. Tenisti bullgar për të dytin vit radhazi u kualifikua..
Ekipi kombëtar bullgar i arteve marciale të përziera (MMA) fitoi titullin e tetë radhazi ekipor në Kampionatin Ballkanik, i cili u zhvillua në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare BTA. Garuesit vendas treguan..
Basketbollisti më i mirë bullgar, Aleksandër Vezenkov është pikëshënuesi numër një i sezonit të rregullt në kampionatin grek për të dytën herë në karrierën e tij. Anësori i “Olympiacos” e mbylli fazën e parë të kampionatit me 382 pikë të shënuara,..
Grigor Dimitrov duhej të luante një ndeshje me tre sete kundër tenistit me numrin 255 në ranglistën botërore Valentin Vashro, dhe arriti të kualifikohej..
Motrat Stefani dhe Gabriella Stoevi i siguruan vetes medalje në Kampionatin Evropian të Badmintonit duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e garës për..