Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Sofje fillon një turne ndërkombëtar i patinazhit artistik

Foto: arkiv

Gati 280 sportistë nga 18 vende do të marrin pjesë në edicionin e gjashtë të turneut të patinazhit artistik Sofia Trophy, i cili do të zhvillohet nga 26 shkurti deri më 2 mars në Pallatin e Dimrit në Sofje. Bashkëorganizatori i konkursit, i cili është për burra, gra, adoleshentë dhe fëmijë, është klubi i patinazhit "Denkova-Staviski", njoftoi BTA.

Gara është pjesë e kalendarit të Unionit Ndërkombëtar të Patinazhit - ISU dhe organizohet me mbështetjen e Federatës Bullgare të Patinazhit. Sofia Trophy është pjesë e zinxhirit të garave për Kupën e Evropës për fëmijë dhe adoleshentë. Turneu do të mbahet pa audiencë për shkak të pandemisë së koronavirusit, por do të transmetohet në internet.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Malena Zamfirova

Snowboardistja Malena Zamfirova përfundoi e dyta në Kupën e Botës në Krinica

Pesëmbëdhjetë vjeçarja Malena Zamfirova fitoi vendin e dytë në garën paralele të sllallomit gjigant në Kupën e Botës Snowboard në Krinica, Poloni. Snowboardistja bullgare mori pjesë për herë të parë në një garë të Kupës së Botës pasi kapërceu..

botuar më 25-03-03 3.27.MD

Hristo Stoiçkov bëhet ambasadori i parë i turizmit sportiv pranë OKB-së

Hristo Stoiçkov është ambasadori i ri special i Organizatës Botërore të Turizmit pranë Kombeve të Bashkuara. Kjo u bë e qartë në një takim zyrtar në Këshillin e Ministrave mes kryeministrit Rosen Zheljazkov, ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh,..

botuar më 25-02-26 4.18.MD

Karllos Nasar u zgjodh sportisti №1 i Bullgarisë

Kampioni olimpik, botëror dhe evropian i peshëngritjes Karllos Nasar është “sportisti i vitit” për 2024. Në sondazhin e 67-të të “Sportistit të Vitit” morën pjesë 137 gazetarë sportivë. I ftuar special në ceremoninë në Sofje ishte presidenti i..

botuar më 25-02-25 9.21.PD