Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut është për një vizitë jozyrtare në Sofje

Bujar Osmani dhe Ekaterina Zaharieva
Foto: Twitter / Ekaterina Zaharieva

Me një fluturim direkt nga Parisi deri në Sofje mbërriti te ne Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani për t’u takuar me Ministren bullgare të Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva, transmetoi BTA.

Pritet që të dy të diskutojnë planin e veprimit të aplikimit të Traktatit të Fqinjësisë së Mirë dhe Miqësisë, njoftoi zëdhënësi i qeverisë maqedonase Dushko Arsovski.

Ka të ngjarë që ministrat të merren vesh edhe për datën e thirrjes së konferencës ndërqeveritare dypalëshe, vuri në dukje Arsovski dhe premtoi më shumë informacion pas kthimit të Bujar Osmanit në Shkup.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BSP dëshiron të ndalojë shitjen e reaktorëve të centralit atomik “Belene”

Partia Socialiste Bullgare (BSP) këmbëngul që pajisjet e centralit atomik “Belene” të mos i shiten Ukrainës. Grupi partiak i së majtës paraqiti një projektvendim në Asamblenë Kombëtare, në të cilin insistohet që negociatat mes Bullgarisë dhe Ukrainës..

botuar më 24-06-28 12.48.MD
Mushkonja tigër

Bullgaria është ndër vendet me vendosje të përhershme të mushkonjave tigër

Bullgaria është ndër vendet në Evropë ku mushkonjat tigër që mbartin viruse si dengo dhe zika, janë vendosur përhershëm. Kjo është raportuar nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Qendra paralajmëroi se ka një rritje të..

botuar më 24-06-28 12.28.MD

Sezoni veror u hap në Pamporovo

Sezoni aktiv i verës në vendpushimin malor të Pamporovos vuri në lëvizje dy teleferikët kryesorë që çojnë në majën Snezhanka. Nga sot është hapur edhe qendra turistike në hyrje të vendpushimit. Janë përgatitur gjithashtu parqet argëtuese, si dhe..

botuar më 24-06-28 11.01.PD