Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Certifikata kundër Covid-19 jepet pas injektimit të dozës së dytë të vaksinës

Foto: bntnews

Certifikata kundër Covid-19 jepet pas injektimit të dozës së dytë të vaksinës, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë në lidhje me pyetjet e shumta të qytetarëve.

Qytetarët që nuk kanë nënshkrim elektronik mund të kërkojnë certifikatën e tyre nga mjeku personal ose nga pika e vaksinimit ku është bërë vaksina.

Kushdo që ka një nënshkrim të kualifikuar elektronik të lëshuar në emër të tij mund të shtypë certifikatën e tij pasi të ketë futur dosjen e tij elektronike.

Ministria thekson se certifikata e vaksinimit nuk ka një nënshkrim dhe vulë, sepse gjenerohet automatikisht për të shmangur abuzimet. Ajo plotëson kërkesat e shteteve anëtare të BE-së dhe azhurnohet me një kod QR, duke lejuar hyrjen nga kudo në botë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve për votim jashtë vendit përfundon në mesnatë

Më 1 tetor në mesnatën me orën bullgare përfundon afati për bullgarët që jetojnë jashtë vendit për të aplikuar për hapjen e qendrave të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Sipas ligjit, në përfaqësitë diplomatike dhe..

botuar më 24-10-01 10.16.PD

Bullgarët u evakuuan nga Libani me aeroplan qeveritar, pritet një fluturim i ri

Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me aeroplanin qeveritar Airbus mbrëmjen e së hënës. Në grupin e parë, që numëron 89 persona, janë kryesisht familje, nëna me fëmijë dhe të moshuar. Ata u pritën nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...

botuar më 24-10-01 9.43.PD
Ministri Vlladimir Malinov

Vënë në funksion tregtar terminalin e gazit të lëngshëm në Aleksandropolis

Sot pritet nisja tregtare e terminalit për gaz të lëngëzuar natyror në Aleksandropolis të Greqisë. Lidhja tashmë është testuar me sukses me vëllime reale të gazit natyror për të siguruar funksionim pa probleme. Hapja ishte planifikuar për në..

botuar më 24-10-01 6.15.PD