Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria kërkon furnizime të vaksinave kundër Covid-19 me avion

Foto: BGNES

Qeveria është duke zhvilluar bisedime për furnizimin e vaksinave të destinuara për Bullgarinë me avion dhe shpenzimet të paguhen nga shteti. Këtë e bëri të ditur Kryeministri Bojko Borisov gjatë një inspektimi të tij në ndërmarrjen “Neohim” në qytetin Dimitrovgrad. Sipas fjalëve të tij furnizimet me aeroplan do të pakësojnë kohën e transportimit me të paktën 2 ditë. Kryeministri nënvizoi gjithashtu se shansi i vetëm për t’u ndaluar rritja e numrit të të infektuar janë vaksinat.

Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov shprehu kënaqësi për tempin e vaksinimit. Ai refuzoi pohimet se ka kaos në organizim. Për mendimin e tij në disa vende ka probleme logjistike, por ato zgjidhen shpejt.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Korman Ismaillov

Korman Ismaillov: Frika e trondit DPS-në

“Frika e tund DPS-në. E kam fjalën për aparatin”. Këtë e komentoi për BNR, Korman Ismaillov, ish-kryetar i organizatës rinore të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri. Sipas tij, partia, e cila doli e dyta në zgjedhjet parlamentare të qershorit, nuk..

botuar më 24-07-02 5.01.MD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti i bëri thirrje NATO-s të mos dërgojë trupa në Ukrainë

Çështja nuk është nëse Ukraina do të anëtarësohet në NATO, por kur do të ndodhë. Përgjigja varet nga fusha e betejës dhe aftësia për të arritur paqen e qëndrueshme, tha presidenti bullgar Rumen Radev në hapjen e Tryezës së 28-të të Qeverisë të..

botuar më 24-07-02 1.41.MD
Sanja Bozhinovska

Edhe një ministër maqedonas doli të kishte pasaportë bullgare

Ministrja maqedonase e energjisë, Sanja Bozhinovska, nuk ka deklaruar se ka shtetësi bullgare dhe çeke. Kjo nuk është një temë për të cilën do të dëshironte të fliste kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, shkruan faqja “360..

botuar më 24-07-02 10.28.PD