Fushatat elektorale të partive dhe koalicioneve nuk mund të financohen me më shumë se 3 milion leva /rreth 1.5 milion euro/, ndërsa komitetet e iniciativës - me 200 000 leva /rreth 100 000 euro/. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur se fushata zgjedhore do të financohet me fonde të veta të partive, të partive pjesëmarrëse në koalicione dhe të anëtarëve të komiteteve nismëtare, të kandidatëve të regjistruar, si dhe me fonde të dhuruara nga persona fizikë dhe juridikë dhe të tregtarëve individualë. Zyra Kombëtare e Kontrollit do të kontrollojë donacionet dhe raportet pas përfundimit të fushatës, njoftoi reporterja jonë Cvetelina Stojanova.
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...