Gjimnastët bullgarë fituan 12 medalje - 1 medalje ari, 4 të argjendta dhe 7 të bronzta në turneun e parë të vitit të Grand Prix të Gjimnastikës Ritmike, i cili u zhvillua në kryeqytetin rus Moskë.
Ari është për Borjana Kalejn nga finalet me shkopinj, e cila gjithashtu mori një medalje të argjendtë për vallen e saj me fjongo dhe dy medalje bronzi – për lojën e saj me rreth dhe top.
"Kjo ishte gara e parë nga gati një vit, duke përjashtuar Kampionatin Evropian. Atmosfera në Moskë ishte shumë më e mirë se në Evropë, sepse rusët kishin leje që salla të ishte 50% e mbushur. Ishte shumë bukur. Konkursi pa publik nuk është një konkurs i vërtetë" - tha Kalejn në një intervistë për BNR.
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..