Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Fitch Ratings ngriti parashikimin e vlerësimit të kredisë afatgjatë të Bullgarisë nga e qëndrueshme në pozitive. Vlerësimi aktual vjen nga zvogëlimi i rreziqeve makroekonomike në lidhje me krizën Covid, interesi i vazhdueshëm për t'u bashkuar me euron, si dhe mbështetja me fondet e BE. Në vitet e ardhshme, Bullgaria pritet të jetë një nga përfituesit kryesorë të transferimeve të BE-së, duke përfshirë 16.6 miliardë euro (27 për qind të PBB-së në vitin 2020) nën Kuadrin Financiar Shumëvjeçar (2021-2027) dhe 7, 5 miliardë euro (12 për qind të PBB-së për vitin 2020) nga grantet e BE-së (nën mekanizmin NGEU). Sipas Fitch Ratings, kjo do të rrisë rritjen ekonomike nga 3 për qind e parashikuar në 2021 në 4-5 për qind në periudhën 2022-2025. Sidoqoftë, në planin afatgjatë, Fitch gjithashtu tregon një numër faktorësh të pafavorshëm, përfshirë strukturën demografike të popullsisë.
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..