Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përpunim i suksesshëm bullgar i një dhome të mësimit

Foto: vedamo.com

Fjala e vjetër bullgare “vedam”, e cila do të thotë “di” qëndron  në themel të emërtimit të njërit prej punimeve interesante të një dhome virtuale të mësimit. Ai quhet VEDAMO dhe është i krijuar krejtësisht prej një ekipi bullgar gjatë vitit 2013. Platforma , e cila është mes të miratuarave zyrtarisht nga Ministria bullgare e Arsimit dhe Shkencës, tanimë është përkthyer në dhjetë gjuhë, në vende të ndryshme nga Lindja e Mesme dhe përdoret nga mbi 20 000 konsumatorë jashtë shtetit, përfshi dhe nga një shkollë për arte të bukura në Nju Jork. Posaçërisht aty  aktualisht po zhvillohet një trajnim hibrid, ku një pjesë nga nxënësit janë në klasën e mësimit, kurse pjesa tjetër-online. Modeli i përdorur propozon lidhjen e dërrasës interaktive në dhomën tradicionale të mësimit “dërrasa e bardhë” në platformë - saktësoi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Svetllana Savova nga ekipi i platformës. Prioritetet e përpunimit bullgar janë se propozon kushte për një mësimdhënie individuale dhe punim në grup, të afërta me kushtet tradicionale të mësimdhënies.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD