Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Lufta me korrupsionin dhe vendet e reja të punës - këto janë prioritetet për Kosovën

Albin Kurti, lëvizja e majtë reformatore “Vetëvendosja” e të cilit fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, deklaroi përpara agjencisë Frans Pres se prioritetet e tij bazë janë hapja e vendeve të reja të punës, drejtësia dhe lufta me korrupsionin në Kosovë, kurse pas kësaj dhe bisedimet me Beogradin për një njohje reciproke të shtetësisë. Kurti vuri në dukje se do të ndryshojë kuadrin e dialogut me Serbinë, sepse sipas tij nuk është e drejtë që Beogradi të kërkojë lëshime në maksimum nga Prishtina vetëm me premtimin që Serbia të njohë Kosovën në fund të bisedimeve të veta për anëtarësi në Bashkimin Evropian. Kurti dhe “Vetëvendosja” fituan zgjedhjet me rreth 48% të votave dhe do të duhet të kërkojnë një partner të koalicionit me të cilin të realizojnë premtimet e veta për një start të ri në politikën kosovare.

Shkupi dhe Beogradi do të kërkojnë dialog gjatë zgjidhjes së mosmarrëveshjeve

Forcim të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis Beogradit dhe Shkupit përmes zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura në rrugën e dialogut - rreth kësaj u bashkuan  presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani gjatë kohës së vizitës së tij në Beograd. Të dy kanë shqyrtuar mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik dhe përkrahjen reciproke për perspektivën evropiane të vendeve. Vuçiç ka treguar “mini-Shengenin” si shembull për bashkëpunimin e suksesshëm për rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe për leverdinë ekonomike të pjesëmarrësve në iniciativë - Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Negociatat mbi çështjen e Qipros priten gjatë prillit

Takimi joformal për Qipron mbase do të zhvillohet gjatë muajit prill. Këtë e ka deklaruar përpara gazetarëve zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke Aleksandros Papajoanu, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Fillimisht pritej që takimi në formatin e tij 5+1 të zhvillohet në fillim të muajit mars në Shtetet e Bashkuara. Në të duhet të marrin pjesë përfaqësues të dy bashkësive në ishull - grekët qipriotë dhe turqit qipriotë, të tri vendeve garantuese - Greqia, Turqia dhe Britania e Madhe si dhe të OKB-së, nën egjidën e së cilës organizohen bisedimet. Sidoqoftë, palët debutuese ulen në tryezën e bisedimeve me pozita parimisht të ndryshme. Greqia si dhe grekët qipriotë këmbëngulin për kërkimin e një zgjidhjeje përmes një federate bi-zonale me dy-bashkësi, siç është parashtruar në rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Por, pala turke do marrëveshje mbi bazën e dy shteteve të veçanta, të cilat eventualisht të lidhen përmes një lidhjeje konfederale.

Turqia shpalli fushatën “Gjuha turke - gjuhë botërore”

Sipas presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, vija më e fortë mbrojtëse e Turqisë kundra imperializmit kulturor është gjuha turke. Në një fjalim në një ceremoni në Pallatin Presidencial në Ankara për të shënuar hapjen e vitit të poetit turk të shekullit të 13-të Yunus Emre, Erdogan tha që mbrojtësi i parë i vendit është gjuha, e ndjekur nga ushtria, dhe për këtë arsye turqishtja duhet të ruhet. Ai vuri në dukje se 700 vjetori i vdekjes së poetit kombëtar Yunus Emre do të kalojë nën moton "Gjuha turke - gjuhë botërore", transmetoi sajti trtbulgarian.com.

Në Serbi zgjodhën patriark të ri

Sinodi i Shenjtë i Peshkopëve i Kishës Ortodokse Serbe ka zgjedhur midis tre kandidaturave për një patriark të ri mitropolitin 59 vjeçar të Zagrebit dhe të Lubjanës Porfirij, njoftoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Zgjedhja u njoftua me një zile që bie nga kisha e Shën Savës dhe Kisha Katedrale në Beograd. Takimi u thirr disa muaj përpara afatit pasi gjatë muajit nëntor 2020, kreu i Kishës Ortodokse Serbe patriarku Irinej vdiq nga Covid-19. Pas përfundimit të arsimit të vet, Porfirij shkon në Manastirin “Kryeengjëjt e Shenjtë” në Kovil dhe aty i përkushtohet trajtimit të personave me varësi. Vendi i shenjtë kthehet në një strehë shpirtërore për intelektualët e rinj, artistë dhe rok muzikantë. Gjatë vitit 2005  Porfirij organizon bashkësinë terapeutike “Toka e të gjallëve”, e njohur si projekti më i suksesshëm për shërimin e narkomanisë, i cili aktualisht ka mbi 100 banorë nëpër kampet në të gjithë Serbinë.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES

Më shumë nga rubrika

 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD
Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD