Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Toka bujqësore është më e lirë në lindje dhe më e shtrenjtë në veriperëndim

Foto: arkiv

Në kohë krize njerëzit shpesh  preferojnë të investojnë në pasuri të paluajtshme, përfshi dhe në tokë bujqësore. Për shkak të sigurisë së këtij investimi, prej tij përfitojnë jo vetëm personat e lidhur ngushtë me bujqësinë, por dhe të tillë të cilët zhvillojnë veprimtari në fusha krejtësisht të ndryshme. Një stimul suplementar në këtë moment janë dhe normat zero të interesit për depozitat. Këtë e komenton Stajko Stajkov, kryetar i Shoqërisë Bullgare të Pronarëve të Tokave Bujqësore, në një intervistë të publikuar në sajtin e organizatës.

Gjatë vitit 2020 të kaluar çmimi i tokës bujqësore në Bullgari shënoi rritje në veriperëndim, kurse në Bullgarinë Lindore dhe në Dobruxha – ngecje, madje rënie, shënon Stajkov.

Interesi i lartë ndaj tokave në Dobruxha, e quajtur akoma “hambari i Bullgarisë”, në fillim të vitit të kaluar u zbeh me ardhjen e Covid-19 dhe të bllokimit të parë. Marrëveshjet pothuajse po ndalojnë. Çmimi i tokës aty, i cili tradicionalisht është më i larti, për herë të parë  prej viteve gjatë vitit 2020 shënoi ulje prej 2000 levave për një dynym /1023 euro/, më parë, deri më 1600-1800 leva për një dynym /818-920 euro/. Blerësit përmbahen nga bërja e marrëveshjeve me çmime më të larta për shkak të paqartësisë rreth pandemisë. Thatësia dhe rendimenti i dobët gjatë vitit 2020 po kështu kanë një ndikim suplementar negativ.


Stajkov vë në dukje se më e lirë mbetet toka në Bullgarinë Jugore, ku janë dhe kushtet më të këqija për rritjen e kulturave njëvjeçare - Haskovo, Kërxhali, Stranxha-Sakar.  

Mjaftë më e ndryshme është situata në Bullgarinë Qendrore Veriore dhe në Bullgarinë Veriperëndimore, ku gjatë vitit të kaluar rendimenti është më i mirë. “Çmimi i fushave shënon rritje në Montana, Vraca, Vidin, Pleven, nëpër luginën e lumit Danub, ku tanimë pothuajse arrin këtë në Dobruxha.  Në disa vende toka shitet për 1800 leva për një dynym /920 euro/, në sfondin e çmimit mesatar gjatë vitit 2019 në rajon prej rreth 1100-1400 levash për një dynym /562-716 euro/”, nënvizon Stajkov. Sipas fjalëve të tij , pronarët e tokave agrare presin dhe gjatë viteve të ardhshme një shtrenjtim me nga 5%.

Ai shënon se gjatë vitit 2007, kur vendi hyri në Bashkimin Evropian, një dynym tokë bujqësore ka kushtuar nga 50 deri më 200 leva /nga 26 deri më 102 euro/, por me ardhjen e subvencioneve evropiane për sektorin, çmimi është rritur disa herë.

Aktualisht investuesit bazë në tokën bujqësore janë bullgarët. Siç shënon Stajko Stajkov, “bujqësia nga larg drejtohet vështirë”. Gjëja tjetër  e cila i ndalon të huajt është mungesa e mundësive të konsolidimit dhe të ujitjes. Sipas Stajkovit, të huajt kërkojnë parcela nga 10-15 000 dynymë, derisa parcelat mesatare tek ne janë më të vogla.  


Pritet krijimi i Dhomës së Bujqësisë në Bullgari, e cila të ndihmojë për përballimin e çështjeve të pazgjidhura në bujqësi. Një mundësi për zhvillimin e degës Stajkov shikon dhe në kthimin drejt shkencës. “Secili, i cili punon tokën, duhet të kërkojë agronomët, që të mund të kuptojë se cila është mënyra më e drejtë e përpunimit të pronësisë së vet”, është kategorik Stajko Stajkov , duke nënvizuar se në këtë fushë ka ardhur koha të hapet rruga për teknologjitë e reja.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv dhe baszz.net



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria mbetet vendi me pagën minimale më të ulët në BE

Bullgaria renditet e treta në mesin e vendeve të BE-së për sa i përket rritjes së pagës minimale në periudhën 2015-2025. Sipas Eurostat, gjatë kësaj periudhe paga minimale në vend është rritur nga 184 euro në 2015, deri në 551 euro, 10 vite më..

botuar më 25-03-19 10.44.PD

Eurozona dhe Bullgaria – nga skepticizmi deri në padurim

Më pak se një muaj më parë në Bruksel, ministrja e financave Temenuzhka Petkova prezantoi përparimin e Bullgarisë në përgatitjen për anëtarësim në Eurozonë. Aty ajo deklaroi se me politikën e saj të arsyeshme fiskale vendi ynë e ka merituar prej..

botuar më 25-03-17 7.05.PD

Mikro-instalimet inteligjente ndihmojnë familjet të kursejnë në faturat e energjisë elektrike në Bullgari

Bullgaria ka kushte të favorshme klimatike për prodhimin e energjisë elektrike nga dielli, madje edhe në stinët kalimtare të pranverës dhe vjeshtës. Ndër qytetet me kushte më të mira për përdorimin e sistemeve fotovoltaike është Dupnica. Qyteti bullgar..

botuar më 25-03-14 7.35.PD