Ministria e Turizmit do të krijojë destinime për pelegrinazh, me të cilat të inkurajojë vizitat në vendet e shenjta në trojet tona, tha Ministrja e Turizmit Marijana Nikollova gjatë vizitës së saj në Manastirin e Trojanit. Sipas saj në këtë mënyrë do të inkurajohen udhëtimet gjatë tërë vitit dhe do të ndihmohen ekonomitë vendase.
Manastiri i Trojanit është manastiri i tretë për nga madhësia te ne. Çdo vit ai vizitohet nga mijëra turistë, tha gjithashtu Ministrja. Manastiri është themeluar në fund të shekullit të XVI dhe ruan një nga tri ikonat çudibërse të Shën Mërisë me tre duar – kopje e ikonës së vjetër çudibërëse në Manastirin e Hilendarit.
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..
Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..