Internet sajti i Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ është mbajtësi i Çmimit të Madh “Sirak Skitnik 2020”. Çmimet e sivjetshme vjetore të BNR-së, të cilat caktohen nga Këshilli Publik i Medias, u dorëzuan në një ceremoni online në vigjilje të Ditës Botërore të Radios.
"2020-ta ishte një vit i pazakontë dhe befasues”, tha Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Andon Baltakov në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Vanja Vëllkova, kryetare e Drejtorisë së Projekteve Digjitale, pranoi çmimin, duke theksuar se testi Covid ka treguar se në kohë krize, njerëzit u drejtohen mediave publike për informacion.
Gjatë vitit të kaluar faqja e BNR-së në internet ka arritur 60% rritje të auditorit të saj.
Asja Pençeva, korrespondente e BNR-së në Ruse, fitoi Çmimin e Radio Gazetarisë 2020.
Çmimi për radio-projekt u mor nga autorët e projektit "Histori përrallore me BNR - Burgas".
Çmimi Zëri i Artë i Fondacionit Nadezhda Xheneva iu dha programit “Horizont” të BNR-së.
Në vitin e përvjetorit të vet të 85 Radio Bullgaria mori pjesë në konkurs me tri nominime: Radio Bullgaria - për Çmimin e Madh "Sirak Skitnik", kolegu ynë i ri Ioan Kolev - për radio-gazetari, stafi i Redaksisë së Gjuhës Turke - në kategorinë “radio-projekt" për vitin 2020.
Foto: Ani PetrovaFilmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..