Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Kostadin Angellov: Po vëmë re fillimin e valës së tretë të Covid-19

Në fillim të muajit mars duhet të fillojë imunizimi në masë në Bullgari

Prof. Kostadin Angellov
Foto: BTA

Gjatë javëve të fundit ka një tendencë të qëndrueshme të shtimit të numrit të të infektuarve me koronavirus, shpalli në brifingun e rregullt për shpërndarjen e Covid-19 ministri i shëndetësisë profesor Kostadin Angjellov. Ajo e cila po ndodh është fillimi i valës së tretë, ishte kategorik ai. Rritmi i sëmundshmërisë dhe i vdekshmërisë tek ne është i krahasueshëm me këtë në Evropë - pavarësisht nga masat më liberale kundra epidemiologjike.

Numri i të infektuarve është më i lartë nga ky i njerëzve të shëruar, tha akoma ministri. Që nga fillimi i javës 143 në 100 mijë veta sëmuren nga infeksioni i koronavirusit. Kjo do të thotë  se sëmundshmëria është shtuar me 32% në krahasim me shtatë ditët e mëparshme, informon gjenerali Vencisllav Mutafçijski, shef i Shtabit Operativ Kombëtar.

Për të njëjtën periudhë vdekshmëria është rritur me 4%, kurse numri i të shtruarve në spital me 15%. 12 rrethe bien në zonën e kuqe me mbi 120 në 100 mijë veta të sëmurë.

Testimi me teste antigjeni i nxënësve do të jetë vullnetar dhe prindërit do të dalin me miratim ose jo në një deklaratë, nënvizoi docenti Angjell Kunçev, inspektor shëndetësor shtetëror. Ai sqaroi  se testimi do të bëhet vetëm nëpër shkolla, por jo dhe në çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve. Ndërkohë mbi 29 mijë mësues dhe nëpunës jo pedagogjikë  u testuan me teste antigjeni dhe prej tyre 74 veta kanë rezultuar pozitiv.


Jo më vonë se 5 marsi anëtarët e komisioneve zgjedhore do të vaksinohen  me dozën e parë, që të mund të ketë kohë për vënien e vaksinës së dytë deri në zgjedhje dhe për fitimin e imunitetit, njoftoi ministri i shëndetësisë. Deri në fund të muajit do të marrim 360 mijë doza të vaksinave – 260 mijë të AstraZeneca dhe përgjithësisht 100 mijë të Pfizer/ BioNTech dhe Moderna, kurse gjatë muajit mars – mbi 400 mijë doza.

Bullgaria zë vendin e 26 për nga sëmundshmëria në bashkësinë evropiane dhe vendin e 15 për nga vdekshmëria. Shtretërit e zënë nëpër spitale për pacientë në një gjendje më të lehtë të koronavirusit janë 35%, kurse njerëzit e shtruar për shërim intensiv zënë 38% nga vendet e përcaktuara për këtë nëpër spitale. 9764 mjekë që nga fillimi i epidemisë  janë takuar me Covid-19-prej tyre rastet aktive janë 690.

Në ditët e para të muajit mars do t’u vihen dhe vaksinat e fundit të njerëzve nga faza e tretë sipas planit Kombëtar të vaksinimit dhe do të fillojë imunizimi në masë, njoftoi ministri. Në qoftë se numri i të sëmurëve arrin 200 në 100 mijë veta do të shqyrtohet edhe aplikimi i masave më të rrepta, shtoi ai.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BTA, BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milen Cvetkov

Për personalitetet që lanë gjurmë në shoqërinë bullgare dhe filmin “Milen”

Pashkët e vitit 2020 mbetën në histori për dy arsye. E para ishte gjendja e jashtëzakonshme, për shkak të Covid-19 që po shpërthente atëherë dhe që na imponoi një sërë kufizimesh, pasojat e të cilave ende po i përballojmë. E dyta, për fat të keq, është..

botuar më 25-04-17 7.00.PD

Populli i Antarktikut i Bullgarisë është paraqitur në një ekspozitë fotografike në Sofje

Banorët dhe mysafirët e Sofjes do të kenë mundësinë të mësojnë për shkencëtarët bullgarë në Antarktidë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në eksplorimin saj. Ekspozita "Njerëzit e Antarktikut - Kujdesi për Tokën" mund të shihet në Urën e të Dashurive te..

botuar më 25-04-17 6.05.PD

Numri i studentëve të huaj në Bullgari është dyfishuar në një dekadë

Të huajt përbëjnë 8,6% (15 737) prej të gjithë studentëve në Bullgari. Numri i tyre për dekadën e fundit është dyfishuar. Këtë e tregojnë të dhënat e Qendrës Kombëtare të Informacionit dhe Dokumentacionit për vitin 2024, të publikuara në një..

botuar më 25-04-16 4.01.MD