Gjatë javëve të fundit ka një tendencë të qëndrueshme të shtimit të numrit të të infektuarve me koronavirus, shpalli në brifingun e rregullt për shpërndarjen e Covid-19 ministri i shëndetësisë profesor Kostadin Angjellov. Ajo e cila po ndodh është fillimi i valës së tretë, ishte kategorik ai. Rritmi i sëmundshmërisë dhe i vdekshmërisë tek ne është i krahasueshëm me këtë në Evropë - pavarësisht nga masat më liberale kundra epidemiologjike.
Numri i të infektuarve është më i lartë nga ky i njerëzve të shëruar, tha akoma ministri. Që nga fillimi i javës 143 në 100 mijë veta sëmuren nga infeksioni i koronavirusit. Kjo do të thotë se sëmundshmëria është shtuar me 32% në krahasim me shtatë ditët e mëparshme, informon gjenerali Vencisllav Mutafçijski, shef i Shtabit Operativ Kombëtar.
Për të njëjtën periudhë vdekshmëria është rritur me 4%, kurse numri i të shtruarve në spital me 15%. 12 rrethe bien në zonën e kuqe me mbi 120 në 100 mijë veta të sëmurë.
Testimi me teste antigjeni i nxënësve do të jetë vullnetar dhe prindërit do të dalin me miratim ose jo në një deklaratë, nënvizoi docenti Angjell Kunçev, inspektor shëndetësor shtetëror. Ai sqaroi se testimi do të bëhet vetëm nëpër shkolla, por jo dhe në çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve. Ndërkohë mbi 29 mijë mësues dhe nëpunës jo pedagogjikë u testuan me teste antigjeni dhe prej tyre 74 veta kanë rezultuar pozitiv.
Jo më vonë se 5 marsi anëtarët e komisioneve zgjedhore do të vaksinohen me dozën e parë, që të mund të ketë kohë për vënien e vaksinës së dytë deri në zgjedhje dhe për fitimin e imunitetit, njoftoi ministri i shëndetësisë. Deri në fund të muajit do të marrim 360 mijë doza të vaksinave – 260 mijë të AstraZeneca dhe përgjithësisht 100 mijë të Pfizer/ BioNTech dhe Moderna, kurse gjatë muajit mars – mbi 400 mijë doza.
Bullgaria zë vendin e 26 për nga sëmundshmëria në bashkësinë evropiane dhe vendin e 15 për nga vdekshmëria. Shtretërit e zënë nëpër spitale për pacientë në një gjendje më të lehtë të koronavirusit janë 35%, kurse njerëzit e shtruar për shërim intensiv zënë 38% nga vendet e përcaktuara për këtë nëpër spitale. 9764 mjekë që nga fillimi i epidemisë janë takuar me Covid-19-prej tyre rastet aktive janë 690.
Në ditët e para të muajit mars do t’u vihen dhe vaksinat e fundit të njerëzve nga faza e tretë sipas planit Kombëtar të vaksinimit dhe do të fillojë imunizimi në masë, njoftoi ministri. Në qoftë se numri i të sëmurëve arrin 200 në 100 mijë veta do të shqyrtohet edhe aplikimi i masave më të rrepta, shtoi ai.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BTA, BGNESNxënësit tani mund të testojnë në internet aftësitë e tyre për zgjidhjen e problemeve nga studimi ndërkombëtar PISA. Ministria e Arsimit dhe Shkencës krijoi një modul në faqen e saj të internetit me një lidhje me platformën speciale . Ajo përmban..
At Ljubomir Bratoev ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në ngjarjet e themelimit të bashkësisë së kishës ortodokse bullgare në Berlin. Ai mbërriti në kryeqytetin e Gjermanisë Lindore në fund të viteve 1980 të shekullit të ХХ-të për të bërë doktoraturën...
Një ekspozitë interesante në Kuvendin Popullor në Sofje prezanton jetën dhe veprën e Ekzarkut Stefan I Bullgar - një figurë kozmopolite që hyri në histori si luftëtar i distancimit të priftërinjve nga jeta politike, dhe si një nga shpëtimtarët e..
Komisioni nismëtar për bojkotimin e zinxhirëve të shitjes me pakicë njoftoi se po ndalon protestat. Në një deklaratë për media, nismëtarët e protestave..