Ndërprerja e marrëveshjeve afatgjata me centralet termike elektrike “Marica Iztok-1” dhe “Marica Iztok-3” (pronësi përkatësisht e kompanive amerikane AES dhe ContourGlobal), duhet të ndodhë deri më 30 qershor 2021, transmetoi BTA. Kjo është shkruar në grafikun е miratimit të masave për reforma në sektorin e energjisë elektrike, të cilin Ministria e Energjetikës ia ka dërguar Komisionit Evropuan.
Kontratat për blerjen e energjisë elektrike nga dy centralet elektrike janë nënshkruar nga Kompania Elektrike Kombëtare gjatë vitit 2001 nga qeveria e Ivan Kostovit.
Ndërprerja e marrëveshjeve ekzistuese afatgjata është rrjedhim i rregullave të BE-së për ndihmat shtetërore dhe i ndryshimeve të parashikuara në tregun me shumicë për të hequr rregullimin e tregut.
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..