Kryetari i Bashkisë së Shtipit të Maqedonisë së Veriut dr. Sasho Nikollov deklaroi se nuk ka asgjë kundër mësimit fakultativ të gjuhës bullgare në shkollat vendase. Në frymën e fqinjësisë së mirë dhe komunikimit të mirë ai e ka bërë këtë propozim para Ambasadorit bullgar në Maqedoninë e Veriut Angell Angellov, i cili vizitoi qytetin Shtip.
Të dy kanë shqyrtuar projektet për bashkëpunim transkufitar, ato të realizuara dhe ato që priten të realizohen, shkruan sajti maqedonas mms.mk.
Pyetjes së reporterëve maqedonas nëse ka shpresë për rifillimin e bisedimeve mes Sofjes dhe Shkupit Ambasadori Angellov ka deklaruar se është optimist dhe se emocionet e ardhshme duhet të qetësohen dhe të fillojë një dialog pragmatik.Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në..