Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Shtip duan ta mësojnë gjuhën bullgare

Foto: arkiv

Kryetari i Bashkisë së Shtipit të Maqedonisë së Veriut dr. Sasho Nikollov deklaroi se nuk ka asgjë kundër mësimit fakultativ të gjuhës bullgare në shkollat vendase. Në frymën e fqinjësisë së mirë dhe komunikimit të mirë ai e ka bërë këtë propozim para Ambasadorit bullgar në Maqedoninë e Veriut Angell Angellov, i cili vizitoi qytetin Shtip.

Të dy kanë shqyrtuar projektet për bashkëpunim transkufitar, ato të realizuara dhe ato që priten të realizohen, shkruan sajti maqedonas mms.mk.

Pyetjes së reporterëve maqedonas nëse ka shpresë për rifillimin e bisedimeve mes Sofjes dhe Shkupit Ambasadori Angellov ka deklaruar se është optimist dhe se emocionet e ardhshme duhet të qetësohen dhe të fillojë një dialog pragmatik.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 2 prillin

Nuk do të ketë ndryshime të theksuara të motit gjatë 24 orëve të ardhshme - do të mbajë vranësira dhe në shumë vende reshjet e shiut do të vazhdojnë, me ndërprerje të përkohshme. Të mërkurën në fund të ditës reshjet do të dobësohen dhe do..

botuar më 25-04-01 7.40.MD

Termocentrali i dytë më i madh në Bullgari shtyri pushimin nga puna të punonjësve

Termocentrali i dytë më i madh në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”, do të mbajë punonjësit e tij në këtë fazë. Këtë e tha drejtori ekzekutiv i termocentralit Vasill Shtonov për BNR Stara Zagora. Sot kompania private, në të cilën shteti ka 27%..

botuar më 25-04-01 4.26.MD

Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme në plazhin e Varnës për shkak të ndotjes me mazut

Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme në territorin e komunës së Varnës është në fuqi deri më 6 prill për shkak të derdhjes së mazutit në Detin e Zi, i cili arriti në vijën bregdetare dhe në plazhet e qytetit. Burimi i ndotjes mbetet i panjohur...

botuar më 25-04-01 3.59.MD