Numri i bullgarëve që u kanë kushtuar zemrat, dashurinë dhe kohën e tyre bletëve po bëhet gjithnjë më i vogël. Arsyeja për këtë është se bletaria në Bullgari është në një krizë serioze. Në ditën e nderimit të Shën Haralampit - mbrojtësi i bletarëve, kopshtarëve dhe kultivuesve të frutave, ne kërkojmë rrënjët e problemit, të cilat nuk janë të njëanshme. Nga njëra anë, përdorimi i parregulluar i pesticideve po vazhdon të shkatërrojë popullatën e bletëve. Nga ana tjetër, ata që janë të punësuar në sektor kanë nevojë për mbështetje serioze financiare dhe një politikë shtetërore për ta bërë bletarinë një nga prioritetet në fushën e bujqësisë.
Në vitin e fundit bletarët në Bullgari u ndeshën edhe një herë me këto probleme, të cilat po përkeqësohen:
"Viti 2020 ishte mjaft i keq për sektorin, për të paktën tre arsye," tha Javor Kirillov, i cili e ka trashëguar zanatin nga gjyshi i tij, pothuajse nga fëmijëria. "Së pari, këto janë kushtet e motit. Pranvera ishte shumë e thatë, u ndoq nga një verë e ftohtë dhe këta dy faktorë ndikuan shumë mbi mbledhjen e mjaltit.
Faktori i dytë është importi i mjaltit pa taksa ose me akcizë të ulët nga Kina dhe Ukraina, gjë që ul çmimin e mjaltit bullgar, i cili më pas shitet si bullgar, gjë që është absurde. Shkaku i tretë, kuptohet, janë problemet në vend. Çmimi i blerjes me pakicë të mjaltit është midis 8 dhe 15 leva (4- 7,50 euro), por çmimi me shumicë është në intervalin midis 2,50 leva dhe 4 leva (1,75 -2 euro). "
Sipas Javorit, importet e mjaltit nga vendet e treta të BE-së, si Ukraina dhe Kina, mund të kufizohen. Ato nuk duhet të përfitojnë nga preferencat e tregut të bashkësisë evropiane.
Ekziston një përjashtim për Ukrainën, pasi Bashkimi ndjek një politikë të mbështetjes së ekonomisë ukrainase. Një problem tjetër i rëndësishëm për bletarët janë ndryshimet e ardhshme në Rregulloren, e cila ndikon në furnizimin direkt të sasive të vogla të lëndëve të para dhe të ushqimit me origjinë shtazore.
“Në projektin për ndryshimin e rregullores ndalohen disa gjëra, shpjegon Javor Kirillov. - Njëra prej tyre është që bletarët të shesin mjaltë jashtë territorit ku është regjistruar bletari. Domethënë po të dëshironi të blini mjaltë nga Stranxha, nuk do të jeni në gjendje ta porosisni furnizimin e tij, por duhet të udhëtoni për ta marrë atë. E njëjta rregullore kufizon sasinë e mjaltit që një prodhues ka të drejtën të shesë - deri në 2 tonë.”
Për shkak të cilësisë së tij, mjalti bullgar është shumë i kërkuar në tregun evropian. Një nga arsyet e vlerësimit të lartë të mjaltit bullgar jashtë është shumëllojshmëria e bimëve që rriten në vendin tonë, të cilat i japin atij shijen karakteristike.
Përpjekjet për të ndryshuar kushtet aktuale për prodhimin dhe tregtimin e produkteve të mjaltit, si dhe një sërë problemesh të tjera në sektor, janë në dëm të bletarisë që praktikohet në vendin tonë me krenari që prej shekujsh. Sot, ajo po bëhet më tepër një hobi, duke sjellë pak të ardhura shtesë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook / Javor Kirillov
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..