Ministria bullgare e Punëve të Jashtme ia dërgoi BNR-së certifikatën e vdekjes të Atanas Skatovit, i cili vdiq duke rënë nën majën K2 në malin Karakorum, Pakistan. Në dokumentin e lëshuar nga autoritetet në krahinën Gilgit-Balistan dhe spitali në qytetin Skardu thuhet se shkaku i vdekjes së alpinistit bullgar është një traumë e kokës, fraktura të shumta dhe humbje e madhe e gjakut dhe se aksidenti është shkaktuar nga thyerja e litarit të sigurisë.
Menjëherë pas lajmit të incidentit u përhap njoftimi i një organizate alpinistike pakistaneze, në të cilën përmendet se shkaku i vdekjes është një litar i thyer, por organizatori i ekspeditës Seven Summit Treks e mohoi këtë informacion dhe njoftoi se ndoshta bëhet fjalë për një gabim gjatë kalimit nga njëri litar në tjetrin.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..