Në vitin 2020, paga minimale në Bullgari ishte 1.87 euro në orë, e cila është më e ulëta në BE. Të dhënat nga Instituti Evropian i Sindikatave për pagat më të ulëta ligjore në vendet evropiane tregojnë se vetëm në Maqedoninë e Veriut paga është më e ulët - 1.63 euro në orë, ndërsa në Serbi është pak më pak se 2 euro.
Në Rumani dhe Hungari, paga minimale në orë është pak nën 3 euro, ndërsa në Greqi dhe Portugali arrin 4 euro. E para në renditje, me pagën më të mirë është Franca me 10.15 euro në orë, e ndjekur nga Irlanda, gjithashtu me mbi 10 euro në orë. Të dhënat tregojnë gjithashtu se 60 për qind prej atyre që punojnë me rrogë minimale në BE janë gra.
Sipas Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari, në gjashtë vende të BE paga minimale përcaktohet nga negociatat kolektive. Sindikata këmbëngul në rritjen e përshpejtuar të pagës më të ulët në vendin tonë për të arritur një raport prej të paktën 50 për qind të mesatares kombëtare.
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..
Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..