Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekzotikë dimërore rreth qytetit Burgas - përse flamingoja bojë rozë zgjodhi liqenin Atanasovsko

Në mes të dimrit të ftohtë banuesit e qytetit Burgas gëzojnë një pamje mjaft ekzotike. Liqeni Atanasovsko i cili është i vendosur rreth qytetit vende- vende është në ngjyrë rozë. Shkaku? Këtu, për vit të dytë të radhës mbretëron një koloni e madhe e flamingove rozë (Phoenicopterus roseus). Zogu e do mjaft ngrohtësinë dhe me ngulm dhe kokëfortësi i çan ujërat e tij të ftohta dhe as era e akullt as stihitë e dimrit gjatë javës së fundit, nuk mund ta dëbojnë nga vendbanimi i vet të ri.  

Zogu rozë është objekt i kujdesit nga ana e Fondacionit Bullgar “Biodiversitet”, i cili punon mbi një projekt të posaçëm “Laguna e jetës”, përkrahur nga Komisioni Evropian.  

“Mbaj mend sesi përpara 15 vjetëve këtu u paraqitën ekzemplarët e parë dhe për ne qenë një atraksion i vërtetë. Numri i tyre pak nga pak filloi të rritet deri në momentin në të cilin, gjatë muajit gusht 2019, në Bullgari mbërriti tufa e parë e madhe me 160 flamingo” - tregon Radostina Cenova nga Fondacionit Bullgar “Biodiversitet”.  


Gjatë muajit të kaluar ornitologët kanë numëruar 1200 ekzemplarë në rajon.

Sidoqoftë kjo specie me pendë, nuk është tipike për gjerësitë tona gjeografike. Çfarë e drejton këtej? Pjesa dominuese e flamingos në liqenin Atanasovsko janë ekzemplarë të rinj, të cilët kërkojnë territore të reja në provë të vendosen larg konkurrencës së zogjve të moshuar. Del se “tufat rozë” vijnë deri tek liqeni ynë nga kolonitë e afërta në vendet fqinje Greqia dhe Turqia. Por, disa shpendë mbërrijnë tek ne  nga Spanja, Franca dhe nga vendet më të largëta.

“Tani, me ndryshimet klimatike, flamingoja kërkon në ndonjë farë mënyre të zgjerojë arealin e vet të shpërndarjes. Ajo pëlqen lagunat e cekëta, të ngjashme të liqenit Atanasovsko dhe nëse në shtete të tjera vendet e përshtatshme për të pakësohen, ajo i gjen tek ne” - thotë Radistina dhe shton:

“Gjatë 10 vjetëve të fundit po punojmë aktivisht për përmirësimin e kushteve në liqen dhe më saktë të gjendjes së lagunës bregdetare, qarkullimit të ujërave në ciklin e ujit dhe të vendeve të folezimit të zogjve”.

Por, ornitologët kanë frikësime, sepse shpendi i hollë dhe fin mundet që të kërcënojë ekuilibrin biologjik në rajon. Për momentin në liqenin Atanasovsko dominojnë ekzemplarit e rinj të  flamingos, të cilët akoma nuk janë në moshë të bëjnë fole dhe të riprodhohen. Por, nëse arrihet deri në një shtim të popullimit të tyre, do të lindë problem. Këta janë shpendë të mëdhenj. Nëse ata vendosin të bëjnë fole në rajon, do të hyjnë në një konkurrencë me kolonitë e shpendëve të tjerë tipikë për këto vende të cilët folezojnë nëpër pritat dhe digat, janë të shqetësuar nga Fondacionit Bullgar “Biodiversitet”. Ndërkohë liqeni Atanasovsko është kthyer në një vend të dashur për fotografët dhe adhuruesit e natyrës së egër:

“Fondacionit Bullgar “Biodiversitet” përgatiti një projekt nën moton “Destinacioni flamingo”. Mundëm të përcaktojmë 4 itinerare, në të cilat ka një mundësi të madhe të vihet re flamingoja rozë. Disa janë për shëtitje me këmbë, kurse disa të tjera janë për çiklizëm. Janë të vendosura në hartat Google, me idenë të mund të shihen nga secili. Punojmë bashkërisht me Bashkinë e Burgasit në këtë drejtim” - shënon Radostina.

Por, kur është koha më e përshtatshme për fotografi dhe shëtitje rreth liqenit Atanasovsko?

“Tani gjatë dimrit ka ditë, kur drita është shumë e përshtatshme dhe shpendët mund të vihen re dhe të fotografohen mirë, por liqeni është më tërheqës verën. Atëherë fiton një hije shumëngjyrëshe dhe është një spektakël i vërtetë” - thotë si përfundim Radostina Cenova.

Përgatiti në shjqip: Nataniela Vasileva

Foto: Fondacionit Bullgar “Biodiversitet”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shtëpia e Spas Balevskit në Trojan, ku do të strehohet kompleksi historik

Trojan me një kuriozitet të ri për dashamirët e historisë

Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..

botuar më 24-09-14 8.05.PD

Klima bullgare është e favorshme për zhvillimin e turizmit mjekësor

Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..

botuar më 24-09-10 9.36.PD

Shtëpi bujtina si muze etnografikë – të çlodhesh në një mjedis autentik fshati buzë Danubit

Fshehur nga vështrimi i turistit masiv, fshatrat e Danubit janë një magnet për adhuruesit e natyrës në kërkim të privatësisë dhe përvojave autentike. Këta udhëtarë zgjedhin fshatra të vegjël bregdetare si Srebërna, Gigen, Vetren, Novo Sello e të tjerë,..

botuar më 24-09-09 7.30.PD