Ekonomia bullgare është tkurrur me 4.6% gjatë vitit 2020, ndërsa gjatë 2021-ës pritet rimëkëmbje deri në 3.6% Ky është përfundimi i ekspertëve nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në kuadrin e konsultimeve tradicionale.
Fondi rekomandon politika të zhdërvjellëta, me të cilat të përballohet më shpejt shoku nga pandemia, për shkak të së cilës deficiti në buxhet po rritet. Gjithashtu duhet të ndiqet situata lidhur me kreditë e papaguara, të cilat mund të rriten në portofolat e bankave. FMN-ja i rekomandon vendit tonë për ta vazhduar luftimin e korrupsionit dhe të përmirësojë mjedisin e biznesit.
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..