Më 29 janar vonë në mbrëmje bullgari Tervell Pulev, vëllai i boksierit tonë të madh në kategori të rëndë Kubrat Pulev, shënoi fitoren e vet të 16 në boksin profesional, duke mundur namibianin Vikapita Merero në një turne në qytetin Dar es Salaan të Tanzanisë.
Pas ndeshjes Tervell Pulev shkroi në rrjetin social Facebook: “I falënderoi për përkrahjen të gjithë bullgarët në të gjitha këndet e botës!”
Kjo është fitorja e 16 e Tervell Pulevit në ringun profesional. Gjatë vitit 2012 ai fitoi medalje të bronze në Lojërat Olimpike në Londër. 13 prej 16 ndeshjeve të tij janë fituar me nokaut.
Tervell Pulev është gjithashtu bullgari i parë, i cili ka marrë pjesë në ndeshje profesionale të boksit në Afrikë.
Pasi u bë e qartë se Federata Bullgare e Peshëngritjes kërcënohej me falimentim për shkak të gjendjes së rëndë financiare, lideri i DPS-Fillimi i Ri Deljan Peevski u takua me kryetarin e federatës Stefan Botev dhe u angazhua për zgjidhjen e problemit. Falë..
Sportistja më e mirë bullgare në skermë, Joana Ilieva, fitoi një medalje të artë në Kupën e Botës për Skermë për femra në Plovdiv. Në finale në sallën "Kollodruma" ajo mbizotëroi me 15:13 pikë ndaj italianes Chiara Mormile dhe kështu për herë të parë një..
Më 25 janar, shtëpia malore Aleko në malin Vitosha pranë Sofjes bëhet qendër e sporteve dhe argëtimit dimëror me rastin e Ditës Botërore të Borës . Festa Dimërore Vitosha 2025, organizuar nga Bashkia e Sofjes dhe "Sofja - Kryeqyteti Botëror i..