Në fshatin jo shumë të madh Baniçan në krahinën e malit Pirin në Bullgarinë Jugperëndimore edhe sot e kësaj dite janë të gjalla disa tradita shekullore, të cilat japin një informatë për jetën, perceptimin e botës, besimet dhe marrëdhëniet e përbashkëta njerëzore. Një prej tyre është thurja e çorapeve prej leshi ngjyra-ngjyra, të ruajtura të tilla siç kanë qenë njëherë e dikur.
“Ato janë letra e paraardhësit tanë, të cilën ne duhet ta lexojmë me sytë tanë dhe t’i pranojmë me zemrën tonë, që të mund të ruajmë dhe të përjetësojmë forcën e frymës, kujtesën e pa humbur dhe të pa kalbëzuar fisnore dhe origjinalitetin e gruas nga fshati Baniçan - tregon Rumjana Xhibova, sekretare e vatrës së kulturës në fshat. Dhe sot njerëzit besojnë se nëse i dhuron çorape një njeriu të afërt, ti i dhuron bekim, ngrohtësi, një simbol të vatrës së shtëpisë”.
Ajo, e cila e dallon çorapen e fshatit Baniçan është gërshetimi tepër piktoresk i ngjyrave dhe i ornamenteve. Modelet janë nëntë, ku çdo një prej tyre është me emërtim personal, kurse ngjyrat e përdorura për modelet e papërsëritshme - e bardhë, e kuqe, jeshile, blu dhe e verdhë - kanë rëndësinë e vet për të mbrojtur nga e keqja. Në çorapet e punuara në dorë të grave nga fshati Baniçani janë ruajtur disa nga motivet më të vjetra bullgare dhe kjo pasuri e madhe e ngjyrave dhe e figurave nuk takohet në asnjë vend tjetër në Bullgari.
“Ato janë njëfarë lutje ndaj të gjitha stuhive natyrore t’i ndihmojnë pronarit të çorapeve të jetë plotë shëndet, të ketë një bereqet dhe prosperitet - shton Rumjana Xhibova. - Çdo një prej tyre mund t’u tregojë për të kaluarën tonë, për natyrën e bukur dhe të shkëlqyer, ata sikurse janë të gjallë dhe të përmbushur me shumë emocion”.
Çorapet në Baniçan kanë qenë shenjë për një status social të pronares, për përzemërsi, pasuri dhe gjendje familjare. Gjyshja që ka ndihmuar gjatë lindjes së foshnjës u desh t'i dhuronte çorape të thurura prej saj, duke e pikturuar që të ishte e shëndetshme, e lumtur dhe të kishte një brez. Çorapet kanë qenë dhe një element i detyrueshëm në dasmë, kurse sot secili mund t’i shijojë në Muzeun e Çorapes në fshat.
Çorape të Baniçanit ka në më shumë se 25 shtete në 5 kontinentet, kurse gjatë vitit 2018 çorapet e fshatit Baniçan arritën dhe deri tek Oborri Mbretëror, si një dhuratë për martesën e Harit dhe të Meganit. Dy muaj më vonë mjeshtret morën një letër falënderimi nga mbretëresha Elizabet e Dytë.
Fshati është i njohur jo vetëm me çorapet e veta, por dhe me veshjen e vet autentike popullore vendase. Elementi i cili spikat në të është përparësja, kurse 14 modelet janë të ngjitura në bibliotekën elektronike të bazës bullgare në ishullin Livingston në Antarktidë.
“Në to gruaja nga fshati ka futur lutje që mbajtësja e përparëses të jetë plotë shëndet, të ketë suksese dhe të vazhdojë fisin - sqaron Rumjana Xhibova. Simbolika dhe motivet mund të shikohen vetëm këtu, në Baniçan. Të larmishme dhe të bukura, përparëset janë mbajtur jo vetëm për bukuri, por dhe për t’u mbrojtur, kurse ngjyrat, simbolika dhe motivet takohen vetëm në fshatin tonë. Janë të qëndisura me kryq, meqenëse kryqi është simboli për mbrojtje, kurse vet figurat mbi përparëse - nga elementet më të thjeshta gjeometrike deri tek kombinacionet më të ndërlikuara - kanë një karakter mbrojtës”.
Rumjana Xhibova dhe Tanja Kaçarova punojnë dhe një hartë të qëndisur të fshatit. Për këtë atyre iu duhen 6 muaj, kurse dimensionet e saj janë 70X100 centimetra. Mbi të janë paraqitur që të gjitha qëndisjet nga këmisha dhe kostumi i gruas nga Baniçani - mbi 23 simbole dhe 23 relikte. Për 900 mijë mënyrat e ndryshme të qepjes kanë qenë të nevojshme 5 mijë metra penjë pambuku natyrale, kurse interesantja është kjo se pikërisht po kaq është distanca nga fshati Baniçan deri tek qendra bashkiake - qyteti Goce Dellçev.
“Kur njeriu e shikon hartën, ai sikurse shkon në një botë më të bukur - një botë të harmonisë, të mirësisë, mirëkuptimit, lartësimit - tregon Rumjana Xhibova. Dhe me anën e kësaj harte gjallëron e kaluara jonë, kjo hartë sikurse mundet të flasë, mund të tregojë frymën e paraardhësve tanë. Mbi të kemi formuar më shumë kisha, të cilat i kemi për frymë të popullsisë, dy burimet minerale, dy lumenjtë, qepën e bardhë e të kuqe, e cila ekziston këtu, dhe më tepër fole të lejlekëve. Këto janë simbolet e tjera të Baniçanit, të cilat nuk mund të shikohen në ndonjë vend tjetër”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..