Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Pernik e rikujton traditën “Surva” në bibliotekën regjionale vendase

Foto: BTA

Biblioteka regjionale në qytetin Pernik feston 55 vjetorin e festivalit të autoritetshëm ndërkombëtar të lojërave të maskaradës “Surva” me prezantimin e koleksionit të vet të pasur prej materialeve të arkivuara lidhur me ngjarjen. Ato përfshijnë libra, përmbledhje, buletin, publikime në shtypin periodik, dokumente arkivore dhe foto, si dhe materiale për reklamë. Mes më të vlefshmeve janë dhe posterët e parë të festivalit.

Në 25 mijë njësitë e mbledhura me informacion për Survën mund të vihet re dhe shkrimi autentik i krijuesit të festivalit - Jordan Nikollov, si dhe një artikull i tij nga viti i largët 1966. Janë paraqitur kujtimet e kryetares së parë  të komitetit organizativ të festivalit - Ivanka Nikollova, libra për festivalin dhe për traditën, artikuj në revistat e autoritetshme dhe në shtypin periodik, përmbledhje me raporte  nga konferencat shkencore dhe një anale të plotë të festivalit. Çdo një që ka dëshirë mund të ndjekë historinë e pasur në sajtin e bibliotekës.

Përpiloi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha e vetme me emrin e Shenjtorëve Pjetri dhe Pali në Sofje

Ashtu si një jetë njerëzore 90-vjeçare, fati i kishës metropolitane “Shën Apostuj Pjetër dhe Pali” është i mbushur me ulje-ngritje, me mundime, por edhe me shpëtim. Kjo është ndoshta një nga kishat më pak të njohura në Sofje dhe në të njëjtën kohë e..

botuar më 24-06-29 6.30.PD

Festojmë Ditën Kombëtare të Shqiponjës

Ornitologët dhe dashamirësit e shpendëve festojnë sot Ditën Kombëtare të Shqiponjës. Me këtë rast përfaqësues të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve prezantojnë para publikut të gjerë fakte interesante për jetën e llojeve të ndryshme të..

botuar më 24-06-27 9.17.PD

Udhëheqësit evropianë lëkunden sa u përket nominimeve për postet kryesore në BE

Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten..

botuar më 24-06-26 1.15.MD